Falimentimi! Falimentimi! Falimentimi!

Kjo eshte rruga e vetme qe njeh kapitalizmi gjate dy shekujve te fundit ne procesin e risktrukturimit te ekonomise per te dale nga kriza… Cfaredo forme tjeter e nderhyrjes shteterore zgjat agonine e krizes dhe vetem dhimbjet jua pjeston antareve te shoqerise sipas parimit te njohur: “Privatizim i perfitimeve dhe shoqerizim i humbjeve!”

Politikat sociale jane dicka tjeter dhe shteti yne, si per ironi te fatit, mekanizmin korrigjues e ka te trasheguar qe nga sistemi socialist. Atehe quhej “80% i pages pa punuar”, sot quhet “Pagese kalimtare e papunesise”.

Cilido qe kerkon rruge te tjera, aq me keq adoptimin e modeleve te suksesshme ne Perendim ne nje vend si yni ku mungojne institucionet baze te ekonomise se tregut dhe vendi qeveriset ne menyre autokratike (s’ka Kushtetute, s’ka Kuvend, s’ka banke qendrore, s’ka institut statistikash, etj.), gabon. Sistemi nuk veterregullohet ne mungese te institucioneve, perndyshe zhytesh ne utopi.

Pak histori:
Te pakten qe nga kriza e vitit 2008, sistemi yne eshte bazuar ne rritjen e intensitetit te punes mbi puntorin (duke e varferuar me tej ate), ne mospagimin e taksave (evazionin fiskal qe eshte rritur), ne grabiten me ligj te fondeve, pasurive pulbike dhe te drejtave eksluzive te shtetit (PPP-te, paracaktimi gjeresisht i fituesve ne tendera per shkak te kriminalizimit te Kuvendit dhe te politikes ne teresi, etj.,)…

Eshte e pashmangshme qe kjo krize do te preke fundin per te prishur kete ekuiliber asimeterik dhe jokonvencional te mbarsur me kriza sociale…
Ekonomia jone kombetare ka nevoje per nje restart qe nuk mund te behet me vazhdimin e “bojatisjes” se gjendjes se sotme, qofte edhe pa krizen e pandemise se coronavorusi-it…