Departamenti amerikan i Shtetit njoftoi zyrtarisht se e ka shpallur grup terrorist “Lëvizjen Perandorake Ruse”. Ky grup supremacist, paraushtarak, ultra i djathtë qendrën e vet e ka në Shën Peterburg dhe drejtohet nga Stanislav Vorobiev. Në veprimtarinë e tij terroriste futen strërvitja e kontigjentëve neonazistë, luftimet në Ukrainën Lindore në anën e forcave ruse, etj.

Profesori amerikan, Daniel Baimen, në një shkrim të tijin në “Foreign Policy” e quan të vonuar, por të drejtë këtë hap. Është hera e parë që në listën e organizatave terroriste futet një grup ultranacionalist i bardhë. Sipas tij, deri tani, në shënjestrën e administratës së Presidentit Tramp, kanë qenë grupet radikale islamike.

Për ne shqiptarët, ky vendim i SHBA-së është i drejtë, i mirëseardhur dhe nё favor tё interesave tona shtetёrore dhe kombёtare, sepse kështu goditet vetë Rusia, kundërshtari më i egër i lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, shpeshherë, e përfolur si fuqi sponsorizuese e terrorizmit në rajonin tonë.