Pikërisht tani kur amerikanët kanë nevojë më shumë nevojë për to, industria amerikane e gazetave edhe më parë nën stres po përballet me një sfidë të re të pashembullt. Lexuesit e dëshpëruar për informacion mbështeten më shumë se kurrë në mediat lokale, ndërsa koronavirusi përhapet në të gjithë Shtetet e Bashkuara. Ata dëshirojnë të dinë për rastet në zonën e tyre, ku janë qendrat e testimit, cili është ndikimi ekonomik.

Gazetat thonë se trafiku në internet dhe abonimet janë rritur – këto të fundit edhe pse gazetat online kanë ulur pagesat për histori të lidhura me pandeminë. Por gazetat dhe botimet e tjera janë nën presion ndërsa reklamat po shterojnë. Ata po shkurtojnë vende pune, orët e stafit dhe pagesat, duke hequr botimet e shtypura – dhe në disa raste mbyllen plotësisht.

Qarkullimi dhe trafiku në internet janë rritur për të përditshmen Sun Chronicle në Attleboro, Massachusetts, ndërsa gazeta përpiqet të mbulojë pandeminë e koronavirusit. “Vetëm me këtë po merremi”, thotë Craig Borges, redaktor ekzekutiv dhe menaxher i përgjithshëm. Por me shumë restorante, palestra, kolegje dhe biznese të tjera të mbyllura, gazeta ka larguar nga puna një pjesë të vogël të punonjësve të shitjeve dhe shpërndarjes dhe një gazetar të çështjeve politike. Në redaksi kanë ngelur dymbëdhjetë punonjës.

“Shpresojmë se mund t’ia dalim mbanë në këtë situatë,” thotë zoti Borges.

Studiuesit kanë kohë që kanë shprehur shqetësimin se një recesion tjetër – që ekonomistët thonë se është tashmë këtu – “mund të çojë deri në zhdukjen e gazetave”, thotë Penelope Abernathy, një profesore e Universitetit të Karolinës së Veriut që studion industrinë e lajmeve. Më shumë se 2,100 qytete dhe zona urbane kanë humbur një gazetë në 15 vitet e fundit, kryesisht ato javore, dhe punësimi në redaksi është përgjysmuar që nga viti 2004. Shumë botime u përballën me vështirësi kur konsumatorët u kthyen tek interneti për lajme, të detyruar nga Recensioni i Madh i viteve 2007-2009 dhe rritja e gjigandëve si Google dhe Facebook që dominuan tregun për reklamat dixhitale.

Kohët e fundit, gazetat e mëdha kombëtare si The New York Times, The Washington Post dhe Wall Street Journal kanë diversifikuar të ardhurat duke shtuar miliona abonentë dixhitalë. Megjithatë, shumë të tjera mbeten shumë të varur nga reklamat. Njëzet botues të lajmeve globale të anketuar së fundmi nga Shoqata e Medias për Lajmet Ndërkombëtare presin një rënie mesatare prej 23% në të ardhurat nga reklamat në vitin 2020. Në SH.B.A., të ardhurat nga reklamat në gazeta kanë rënë nga 20% deri në 30% në javët e fundit krahasuar me një vit më parë, thotë i raport i kësaj shoqate.

Të hënën, gjigandi më i madh i gazetave amerikane, Gannett, njoftoi një 15-ditor pa pagesë dhe ulje të pagave për shumë punonjës. Të martën, një tjetër kompani gazetash, Lee Enterprises, gjithashtu njoftoi uljen e pagave dhe pushimin e përkohshëm nga puna. Tampa Bay Times, në pronësi të Institutit jofitimprurës Poynter, shkurtoi pesë ditë të botimit të saj dhe njoftoi pushimin e përkohshëm nga puna për stafin jo-redaksional.

Më tej, shumë botues më të vegjël – veçanërisht ato që kanë një fokus të madh në restorante, art dhe argëtim – po marrin vendime edhe më të vështira. Në Nevada, Battle Born Media po zvogëlon ose po pushon së botuari gjashtë gazeta javore. Reno News & Review, gazetë një javore, pezulloi operacionet dhe pushoi të gjithë stafin. Gazetat C&G, e cila boton 19 gazeta javore pranë Detroit-it, pezulloi botimin e shtypur.

Gazeta e Pitsburgut aktualisht është vetëm në internet.

“Report for America”, që subvencionon gazetarët në redaksitë lokale dhe The Associated Press, thotë se disa nga partnerët e tij të mediave lokale raportojnë përkeqësime të financave të tilla sa që nuk janë në gjendje të paguajnë gjysmën e pagave të gazetarëve. Në periferinë e St. Louis javën e kaluar, bizneset po anulonin reklamat aq shpejt sa që redaktori dhe stafi i tij shkruan artikuj shtesë për të mbushur hapësirën boshe të lënë nga reklamat. Një spital lokal donte të reklamonte në një faqe të plotë këshilla për të luftuar virusin – por e donte reklamën falas. Dhe Don Corrigan e bëri këtë.

Ai njoftoi këtë javë se Webster-Kirkwood Times, South County Time dhe West End World do të ndërpresin publikimet, megjithëse po e mban faqen elektronike. “Nuk e di nëse njerëzit e kuptojnë sesa kushton të printosh një gazetë,” thotë ai, duke theksuar se disa lexues po sugjerojnë që të krijojnë një faqe për grumbullim fondesh GoFundMe ose për ta bërë faqen elektronike të gazetës me pagesë.

Një paketë ndihme prej 2.2 trilionë dollarësh nënshkruar të Premten nga Presidenti Donald Trump mund të sigurojë kredi ose grante për botuesit më të vegjël lokalë që mbajnë njerëzit në punë. Drejtuesit e industrisë po diskutojnë gjithashtu kërkesat e ardhshme të shpëtimit nga qeverisë që do të ruanin pavarësinë e organizatave të lajmeve, shkruajtën dy grupe të industrisë së gazetave në një letër të hënën drejtuar presidentit Trump dhe drejtuesve të kongresit.

Një propozim në diskutim do të rekomandojë krijimin e një fondi federal për të paguar gazetat për reklamat qeveritare që ofrojnë këshilla shëndetësore. Një mundësi tjetër mund të jetë që t’u ofrohet njerëzve kredi tatimore për abonime në gazeta. Gazeta Shepherd Express, ka shërbyer për 38 vjet për banorët e Milwaukee-it në Uiskonsin, duke i informuar ata për muzikantët e rinj të talentuar, restorantet e mira, politikanët e korruptuar dhe çështje të tjera në interest të tyre. Javën e kaluar, ajo ndërpreu publikimin dhe pushoi nga puna personelin.

Redaktori, botuesi dhe pronari Louis Fortis po e mban faqen e internetit në funksionim dhe premtoi të rifillojë botimin në një të ardhme. Megjithatë ai është duke ndjerë të njëjtën pasiguri si miliona amerikanë të tjerë. “Jam shumë i zhgënjyer,” tha ai. “Nga ana tjetër, duhet të shikoni panoramën e përgjithshme. Njerëzit po vdesin”.