Keni ofru e ofertu planin A, B, C pastaj 3+1, 4+1, dhe 5+1 për ndarje të Kosovës.
Keni vendos me ba flamur pa histori, që në histori t’i vendosni emrat e juj.
Keni ba Kushtetutë ku nuk lejohen ndryshimet më të rëndësishme për Kosovën pa 2/3 e 2/3-tave, pra pa Serb.
Për tekat e juaja e protagonizëm ne e kemi edhe një dëshmor që ra në Veri të Mitrovicës. Dritë pastë shpirti i tij.
Neni 1.2 – Kosovën në Planin e Ahtisarit që ju e aprovuat e definon si shumësi të komuniteteve. Shqiptarët dhe serbët konsiderohen komunitete, edhe pse shqiptarët janë mbi 90% e serbët 6%. Pra,sipas pakos së Ahtisaarit, shqiptarët në Kosovë nuk janë as popull, e as komb.
Neni 1.3 – Njerëzit në Kosovë kjo pako i quan ‘banorë’ e jo qytetarë. Qytetari është burim i sovranitetit ndërsa ‘banorë’ është status që mund ta fitojnë edhe refugjatët. Ne u trajtuam si refugjatë në shtëpinë tonë.
E sot, pas 20 vitesh dredhi e mashtrime, politikë në kurriz të popullit e në dobi të pasurisë suaj, i nxorët kthetrat kundër Albin Kurtit kinse ai paska faj që Veriu ka mbet ku është.
Ti, Komandat suprem i foracave të armatosura, hajn e kriminel, gjarpën, ‘lider’ i partive idioteske aktualisht opozitare u bane me ja hudh fajin një Qeverie 50 ditëshe për Veriun.
Ske faj ti, atu ku je dasht gjithmonë ke ikë, e tash fshihesh e kërkon me i ikë përgjegjësi duke u qjerrë nën maskën tande. Por s’ke faj ti. Nuk guxon as ti as asnjë tjetër me ja tregu ‘dhambët’ Serbisë, ndaj edhe Ministri Vitia dhe Ministri Svecla treguan se qytetarët e Veriut janë nën administrimin tonë.