Bullgari, një deputet del pozitiv me koronavirus. Të gjithë në spitale

Deputeti me origjine turke Hasan Ademov kryetar i Komitetit Social në Parlamentin bullgar është shtruar me urgjence në spital me COVID-19 duke detyruar të 240 deputetët në Sofje si dhe stafet e sekretarëve, shoferëve, stenografëve dhe bodigardëve të tyre të nisen drejt spitaleve për testim. Ademov është deputet që nga viti 1997.

Kjo ka detyruar kryetaren e parlamentit, Tsveta Karayancheva të anulojë seancën plenare për buxhetin.

“Sugjerova se Asambleja Kombëtare nuk mund të punojë në këto kushte sepse virusi nuk përzgjedh as politikisht, as nga përkatësia etnike. Disa më kanë akuzuar se nuk dua që parlamenti të funksionojë sepse dëshiroj të vendoset një regjim, një diktaturë dhe se unë jam duke shtypur parlamentarizmin”.

Deri më sot Bullgaria ka konfirmuar gati 400 raste të të infektuarve me koronavirus dhe tetë vdekje.

Bullgaria ka mbyllur shkolla, qendrat tregtare restorantet dhe bare dhe ka kufizuar udhëtimet ndërkombëtare së paku deri më 13 Prill, në përpjekje për të frenuar përhapjen e koronavirusit.  Parlamenti duhet të votojë për buxhetin dhe marrjen e një kredie të re, ndërsa në të njëjtën kohë deputetët duhet të hynë në karantinë sepse kolegu i tyre rezultoi është i infektuar.

Klan Plus