Vit i brishtë e me kurorë,
në pranverë bie dëborë,
strukur njerëzit në shtëpi,
s’ka qyfyre me grip’n e ri.

Disa ditë në karantinë,
lajmet kumtojnë kërdinë,
lani duart, rrini brenda,
s’ka rëndësi në jua ka ënda.

Jo si plakat me qesëndi,
përzumë dimrin në shtëpi,
tani të gjithë janë fshehur,
e dimri, me naze, si i dehur.

Është pranverë e prisni verë,
s’ka gjë, s’ka dasmë përherë,
kuvendoni pak me familjarë,
në keni borxhe për të larë!

© Xhemi Hajredini
Strugë, 1 prill 2020