Këtë e ka thënë dy shekuj më parë Napoleoni, njeriu për të cilin u shkruan mbi 600 mijë libra.

Në atë kohë Europa ishte vetë Perëndimi. Sepse Amerika ende ‘nuk ishte’. Mjafton të themi se atëherë Amerika kishte popullsinë e Shqipërisë.

Pra, kur të zgjohet Kina, Perëndimi do të mbajë frymën…?!

Kina, po zgjohet, apo është zgjuar tanimë? Për të mirën, apo për të keqen e botës? Si do të jetë bota, me një Kinë që kërkon dominim global?

Po Rusia, a po kërkon dhe a do të kërkojë të shndërrohet në një grupim (konferderatë) shtetesh të Ish-BS? Për të rivalizuar sidomos rritjen e Kinës dhe Indisë apo edhe të Europës vetë, apo për ekuilibra globalë.

A lëvizin strategjitë dhe aleancat, apo ato janë të përjetshme? Të themi, a lëvizin ato në 2-3 dekada?
Ose, çfarë (nuk)ka ndryshuar në raport me 20-25 vjet më parë kur u projektua dhe u mbështet çlirimi e, më pas, pavarësia e Kosovës?

Së fundi dhe më krysorja, a kemi ne shqiptarët luksin ‘për të humbur shanse’, apo qoftë edhe për të humbur kohë?

Miq të dashur,
Këto mund t’i merrni edhe si refleksione nga karantina.
Sidoqoftë, kush ka ndonjë fakt, dokument, studim apo edhe opinion, është i mirëpritur që të komunikojmë.
Këtu, apo në forma të tjera.

Karantinim të qetë dhe të sigurtë!
(por uroj jo të gjatë…)