Nese nuk e puth doren qe te beri kryeminister, mos iu kthe me peshtyme asaj dore, mos e pre me sakice, nese nuk e puth degen ku u ule kur te ngriti LDK, mos e pre degen se vete ke me ra sic re dhe duke pre deget e duart qe te ngrene nuk ngrihesh kurre ku ishe 50 dite.
Edhe pse kryeminister i rrezuar, i pushuar a shkarkuar, thjeshte dezhurn, u lodh duke kercenue, duke fute ne burg majtas e djathtas kush i del ne udhe, duke vra e duke pre per Kosoven, me çelnikose pushtetin e vet te ardhshem.
Gjithe diten e naten bashke me ushtrine e vogel, aq sa banoret e nje qyteti, aq votues ka maksimalisht VV, kryeministri Kurti po shemb uren qe mund ta lidhe me partite e tjera, por shemb cdo ure. Duke mbete vetem, duke share e mallkuar dhe etiketuar te gjithe si te ligj, te poshter, tradhetare, hajna, kopuke dhe duke shpalle vec veten shpetimtar, duke shpalle veten si Mesia, sikur Kosova mezi priti si nana nje djale hasreti.
Por Kosova ka pare shume, shume dhe nuk i hy ne sy askush asnjehere. Rugova qe ishte shpirti i saj nuk eshte me, te tjeret jane numra te gjithe.
Sjelljet e kryeministrit Kurti qe kur fitoi shumicen e pakices ne zgjedhjet e fundit e sidomos kur u be kryeminister e ketej jane shpeshhere sjellje tipike te nje njeriu qe i di te gjitha, qe nuk ka gje qe nuk di. E frikshme, parullat nuk lejojne te shihen diktaturat. U hakerret te gjitheve. Pse di anglisht do te thote se nuk mund te jesh antiamerikan, etj etj deklarata, duke turbullue shikues e degjues me fjale dhe duke harrue veprimet. Ai i di te gjitha, askush tjeter nuk di asgje.
Amerika komunikon me shqiptaret permes administrates se saj, permes zyrtareve qe ka sot ne detyre dhe nuk komunikon permes peshqeve te oqeanit.
Po thuhet me mire Enveri qe ia arnonte qorapet Nexhmija… qe ishte i varfer… se sa pushetaret e tjere te kohes se demokracise qe vjedhin e zhvatin por nuk jane te gjithepushtetshem dhe nuk kane fuqi te cenojne lirine, lirine per ti kritikuar, lirine per te mos i votuar, lirine per te qene mirenjohes ndaj Amerikes per lirine e Kosoves. Pasuria me e madhe e pushtetareve jane akuzat e trillume ndaj tyre prej kundershtareve politike dhe makinerive te tyre mediatike. Kjo nuk do te thote se nuk kane abuzue e shperdorue shume zyrtare.
Ne Kosove dhe ne bllokun e Tiranes ku ka pas banuar diktatori Enver Hoxha, po na e paraqisin varferine apo moskamjen e politikaneve si virtyt, nderkohe qe ata politikane qe nuk kane pasuri te njohura shtepia apo vila, kane para dhe pasuri te pashterrshme me te cilat paguajne ithtare te bejne propagande pa pushim dhe angazhojne ushtri te erreta urrjetje dhe lincuese.
Po thuhet se edhe nese je i majte dhe i formuar me ideologji marksiste e leniniste e enveriste, nuk je komunist apo pasues a ithtar i komunisteve, por mund te te marrin republikanet e te te bejne president ne Amerike.
Po thote Kryeministri Kurti se e ka zgjedhe kryeminister populli, e ka votue populli. Rrene e madhe, shume e madhe, populli nuk hy ne xhep, nuk e nxe xhepi i askujt, eshte i madh populli, shume i madh, populli zgjedh vetem deputete, parlamenti zgjedh kryeminister. Po Albini njeh per popull ceten e tij.
220 mije vota, sa banoret e nje qyteti, qe ka marre VV, nuk eshte populli, me 26 deputete, nje me shume se partia e dyte ne radhe, qe nuk jane as sa cereku i parlamentit, nuk ke marre votat as te popullit as te parlamentit, je pakice qe duhet te perkulesh, te biesh ne gjunje para atyre qe te bene kryeminister, para LDK dhe Isa Mustafes qe nuk jane populli i Albinit, por jane aq larg, aq te ndryshem e aq te pavarur nga Albini dhe pushteti e kariera, sa per dinjitet e nder, lane pushtetin, lane karierat, lane perfitimet dhe dolen ne opozite per te mbrojte lirine e tyre, lirine e Kosoves.
Te kishte marre Albini 50 perqind te votave + 1, te kishte te vetet te VV 50 perqind te deputeteve + 1, prape nuk do ti kishte hije te shurdhonte edhe zotin ne qiell se une jam kryeminister i zgjedhur nga populli.
Duke e perserite kete deklarate ne forma te ndryshme qe nga fillimi ai ka pohuar me kete se nuk eshte kryeminister i zgjedhur nga populli dhe nuk eshte i qendrueshem ne ate post dhe ai e di.
Sa me shume ta thote se eshte kryeminister i zgjedhur nga populli aq me pak e beson edhe vete dhe e perserit kete deklarate te rreme per te mashtrue fansat.
Duke e mburre Albinin se nuk ka shtepi a banese, se eshte i varfer e nuk ka shtepi a banese, eshte i varfer e han vetem buke e pasul e nuk i del as me ble speca, se nuk ka vjedhe askund e ndaj nuk ka shtepi a banese, se te gjithe qe kane shtepia a banesa ne Kosove kane vjedhe se sipas Albinit nuk behesh ndryshe me shtepi a banese po nuk vodhe si zyrtaret e deritanishem te Kosoves.
E ardhmja do ti jape serish avantazhe Albinit dhe VV sepse ata kane fuqine te veprojne si repart ushtarak ne nje mase te madhe. Por asnjehere nuk do ta kete shansin, besoj une, qe te qeverisin te vetem. Gjithmone u duhet nje ure me ece mbi te, qofte edhe me shkue te shtepia e Isa Mustafes dhe me e lute per voten e koalicionin, u duhet nje dore qe duhet me e puthe, nje dore qe do ta ngreje Albinin ne karrihgen e larte, qe do ta ngreje por edhe qe do ta mbaje sepse ai e pa, sapo u largua dora e LDK dhe e Isa Mustafes, Albini ra hunde e buze, ani se ai shet kopalla e thote rashe per tu ringrite me fuqishem…
Duke u kujtue njerzve Enver Hoxhen me enversite qe mban rreth vetes dhe del ne foto me to, me menyrat e komunikimit te tipit, …i kam thene Gjykates Kushtetuese te beje kete a ate… apo te marrjes se vendimeve si ne ushtri pa pyete e konsultue askend, apo te pafuqise me bashkeqeverise me patrtnerin politik i cili te rrezon me vota, duke perdore e nxite metoda e letra internacionaliste te tipit qe intelektuale te shquar nga tere bota mbeshtesin qeevrine e Albinit etj etj, Albini nuk i ben asnje nder vetes, por i ben nje nder te madh Kosoves dhe partive te tjera, i nxit te mobilizohen, te organizohen kunder mundesise me u krijue nje Enver diktator ne Kosove. E kjo eshte kauze e madhe mobilizuese.
Shqiptaret e Kosoves kane pare shume, por kane pare edhe “Shqiperine e lulezuar” qe kishte ndertuar Enver Hoxha, te cilen e gjeten me te rrenuar se veten e tyre kur i debuan prej Kosove ne 1999.