Nuk ke se ç’bën zotni Kryeministër
Ti e di se ç’ thonë një fjalë
Të gjithëve do na lidhë korona virusi me kapistër
Por, deti nuk do mbesë pa valë

Të gjithë i kyqe në shtepi, vendimi u qep
U mbyllën edhe ata pa gojë dhe ata me gojë
U mbyll dhe fëmija në djep
Korona pësoj mutacion si korona virus uria hyri në lojë

Krejt i palogjikshëm zuri të çapitej poshtë e përpjet
Korona virus qeveria herë pas here
Nuk dha një gjysmë kulaqi për varfanjakët e vertetë
Oligark-politika të ngujuar han, të varfrit u vdesin pas dere

Kështu pra zotini Kryeminisër
Rri në këmbë përpara televizorit e përpara dritarës kryeministrisë
Ndiz qirinjët e lutu për viktimat dhe lidhe koronën me kapistër
Korona virus varfëria t’mos i vrasë varfanjakët brenda dyerve të shtepisë

Ja edhe kjo ditë e sotme do të vinë me njoftimet e veta
Dhëmbët e bardhë rrezëllitës fshehur pas mustaqeve të zeza
Çliruar varfërie dhjetra familje, dhat ndihma por s’hoqet një cent nga kuleta
Sa Franku e shiti pulen në treg po shitet veza

Një barkthatë mbrëmë serish padakë mbet
Gjithë diten leje kërkoj në polici të mund të mbledh në koshere kanaqe
Policia e zuri nga krahët e nxorri pas muri këtë të ngratë
As se u erdhi keq se qante për bukë me dy palë lot për faqe

Shtepitë na janë shëndrruar në burg kryekëput, në burg të zi
Veshi nuk të dëgjon një fjalë të mirë
Zukat telefoni, zgërlaqet gjumi, herë bije diell, herë diell e shi
I papuni e lypsari i zgjonë rrugët ende pa gëdhirë

Ah, kryeministër po bëhesh si frat në manastir
Zelli i madh nuk mjafton për të fshirë dyshimet, duhet vepër e punë
Zgjidh qesen “pagën e luftës” jepi gjithkuj, zëri fillin kalit me kapistër
Pas betej kalëroje, prushëroja patkojt me gunë e pa gunë