Miladin Popoviqin që instaloi komunizmin në Shqipëri, në Kosovë e kanë vra. Kosova nuk qau për të, qau Tirana.
Edhe me e dashtë Albin Kurtin, me vendosë me e dashtë, edhe me harrue për një moment retoriken e frazat e tij të kota e bajate të tipit Mao, nuk të lanë me e dashtë.
Nuk të lanë komunistët, neokomunistët, bllokmenët e Tiranës dhe një tufë revolucionaresh në vendet e perëndimit që janë shkepë të ba luftë në dimia bashkë me mua kur iu deshen Kosoves. Nuk te lane edhe nje dore tregtaresh hajdute te vegjel qe bejne politiken e madhe, nuk te lane me e dashte Albinin edhe pse shiten demokrate, thone jemi te dajthte por e duam Albinin edhe pse eshte i majte, edhe pse Amerika nuk i don te majtet ne pushtet ne vendet ku ajo ka miqesi…
Duan me cdo kusht te na e paraqesin, dhe nese nuk eshte i tille, ta bejne e te na e paraqesin domosdoshmerisht Albinin komunist, enverist, qe qan per Nexhmije Hoxhen, qe merr fryme per gabzerr te Qoses, si dikur te Demacit, qe eshte i pavarur, qe eshte div dragua, qe e copton Ameriken brinje me brinje, shkurt duan te na e paraqesin sikur eshte djale per shpirt i bllokut komunist te Tiranes, sikur Albini eshte bllokmen dhe duan ta bejne dragua qe te marre hak Albini per gjithe komunistet e permbysur te botes shqiptare.
Neokomunistet e rij te bllokut te Tiranes e gjithe spiunat e Serbise, qe vajtojne prej tri dekadash humbjen e mundjen, nuk mund te marrin hak nepermjet Albinit, nuk eshte Albini killeri apo atentatori apo Avni Rustemi i neokomunisteve shqiptare ne nje vend si Kosova ku eshte Nato ne te..
Nuk ka fuqi Albini as gjithe komunistet e ishkomunistet e Shqiperise e te Jugosllavise ta cenojne Ameriken edhe se shume kane shkuar e jane fshehe ne Amerike e cila u jep te drejte me jetue e me u fshehe edhe komunisteve shqiptare, sepse asnjehere nuk i merr seriozisht dhe nuk jep pese pare spec per to dhe antikomunizmin e tyre ne Fb e ne rrjetet sociale..
Komunizmin ne Shqiperi e sollin dhe e mbollen jugosllavet, e rriten dhe e forcuan jugosllavet, e udhehoqen kete vend edhe ne distance jugosllavet e serbet edhe permes parise qe e blene qe kur ra Turqia..
Ne Shqiperi ia mbajten bolet ne dore Miladin Popoviqit dhe Dushan Mugoshes, ndersa ne Kosove ia numeruan plumbat
ne lule te ballit. Nuk mbillet kollaj komunizmi dhe enverizmi ne Kosove, nuk infektohet edhe qeni e macja me komunizem ne Kosove sic u infektuan ne Shqiperi. Jo te behet Albini majtist kryeminister, por edhe mbret po te behet nuk e len kush me u ba Enver. Le te cohen ne kembe me i dale zot ose me e rrezue gjithe zyrtaret e komunzmes se djeshme, gjithe zyrtaret qe presin me vedeke por nuk po dun me vdeke pa e pa Albin kryeminsiter, le te cohen por nuk e bejne dot Enver.
Sepse toka e Kosoves nuk rrit Envera, nuk rrit udheheqesa qe mesojne popullin te haje edhe bar per mos me shkele parimet e marksizem – lenminizmit. Toka e Koosves mund te rrise hajna, kopila,por nuk mund te rrise Envera.
Albini, kur fitoi rreth 12 perqind te votave te Kosoves, ose 28 deputete, qe jane me pak se cereku i parlamentit, iu duk sikur fitoi 120 perqind te votave apo 280 deputete te nje parlamenti me 120 deputete dhe premtoi me ia kepute kryet maces.
I ra ne gjunje Isa Mustafes kryetarit te LDK per koalicion. U be koalicioni, u shkrua e zeza ne te bardhe, e shkeli marreveshjen Albini, u rrezua Albini. Tha rashe per tu ngrite, me marre hov me shume. Tani si Gjegj Elez Ali plot me plage rri ne kembe ne pushtet. Fansat e tij infektojne urrejtje me keq se Coronavirusi.
Frymezim per urrejtjen e tyre behen ishbllokmenet e Tiranes.
Ec e besoji pastaj Albin Kurtit, rri i qete e fli ne lashte…
Edhe me dashte me e dashte, nuk te lane me e dashte.