Vetmia
Si të shpjegohet kjo
Dhembje që do studim

Dhe prapë shtrohet pyetja
Por askush nuk përgjigjet
Pra, si të shpjegohet vetmia

Më së miri për këtë
Nëpër kohëra
Kokrra gruri të numërojmë
Por prapë vetmia

E po njeriu nuk është i denjë
Për këtë pyetje dinozaur
Që kudo rri zvarrë

Se përgjigjja është e mbyllur
Në atë rrethin e rrethit
Që askush nuk dëshiron
Të gjendet brenda flakës së tij

Dhe prapë vetmia
Duke bërë sehir
Rrugëve të panjohura

Dhe prapë vetmia
Mjerë ata që i shëmtojnë stinët…
(©S. B.)