Bashkësia ndërkombëtare (BE, SHBA), me politikat që po zhvillojnë në Kosovë, po dëmtojnë dukshëm Komunën e Deçanit. Në njërën anë përdorin politika favorizuese për Manastirin e Deçanit, e në anën tjetër ndëshkojnë qytetarët e kësaj komune.
Me politikën e dyftyrësisë po pengojnë zhvillimin ekonomik, në veçanti të zhvillimit të turizmit.
Kjo politikë e dyftyrësisë ka uzurpuar për vite Pushimoren “Pishat e Deçanit”, një kompleks me renome hotelier-turistik. Me vendime politike janë marrë pronat e ndërmarrjeve publike. Me përkdhelje ndaj manastirit, kjo politikë po pengon investimet në Burimin natyral të ujit mineral “Gushavci”.
Me qëndrime të dyftyrësisë nuk lejohet ndërtimi i rrugës përgjatë Grykës së Deçanit. Me vendime të dyftyrësisë është penguar shfrytëzimi i gurit të mermerit. Me vendime të dyftyrësisë lejohen investimet brenda hapësirave të manastirit, edhe pse janë në kundërshtim me ligjet e UNESCO-s. Me politika ndëshkuese ndaj qytetarëve të Deçanit, janë ndërtuar mini hidrocentralet të cilat kanë degraduar natyrën dhe humb burime të ujit.

Deçani është viktimë e dyftyrësisë politike të BE-së dhe ShBA-ve. Këto politika, favorizojnë dhe ndëshkojnë!
 
____________
 
*Adem Lushaj, gazetar i dekoruar me Cmimin “Mark Krasniqi”, drejtor i Shoqates se Intelektualeve te Pavarur, Decan, autor i disa librave, etj.