Eshte e aresyeshme qe heronjte e dites te kombit tone dhe te kozmosit sot jane bluzat e bardha…!

Por ashtu siç eshte zinxhir fatkeq perhapja e Covid-19,po ashtu eshte zinxhir i domosdoshem e fatmire edhe mbrojtja ndaj tij dhe mbijetesa e suksesshme!

Police,ushtare tregetare e punetore komunale jane ne hije me sherbimet e tyre absolutisht te domosdoshme pa permendur ata qe 24 ore non stop jane duke shperndare ndihmat e ilaçet per te pamundurit dhe nevojtaret.Por gjithshka do te ishte gjysmake pa efektivitetin e OSHEE dhe furnizimit me energji te familjareve dhe institucioneve.

Tropoja keto dite dhe krejt Qarku Kukes eshte perballur dhe me nje mot te lig me erera te fuqishme dhe debore.Por “heronjte ne hije”te OSHEE te drejtuar nga ing.Sami Imeri kane qene jo vetem ne postin e tyre sistematikisht por keto dite por kane kryer operacione te veshtira defektesh qe do te ishin te zorshme te kryheshin dhe ne kohe normale…

Dje nuk mungoi te vizitonte zyrat e OSHEE ne Tropoje dhe drejtori Rajonal ing. Afrim Hoda i cili per sigurine e punonjesve ne detyre udhehoqi nje proçes te rrepte e profesional dezinfektimi per te gjithe zyrat dhe punonjesit qe vijojne te jene ne detyre.

Kryetari i Bashkise Rexhe Byberaj i dergoi sot nje mesazh falenderimi Administratorit te OSHEE per gadishmerine e treguar ne kete situate te zorshme te qytetit Alpin.

” Nese zinxhiri yne i mbrojtjes dhe sherbimeve me korrektesi do te vijoje si deri tani,edhe zixhiri i armikut te perbashket do te keputet”-thekson Afrim Hoda drejtues i OSHEE,qarku Kukes.