Deputetet e Kuvendit tw Kosovës  në orët e vona dhë të liga për Kosovën e turpëruan  dhë lënduan   rëndë tempullin e demokracisë dhe të lirisë.E përdhosën votën e sovranit në kohë kolere. E përdhosën votën e lirë  për  interesa meskine, për interesa  përsonale , për interesa të atyre që moti e kan shitur shpirtin  . E keni kthyer per nje moment te keqen e madhe qe menduam të gjithë  qe e lame mbrapa, qe Kosova mos te shkaterrohet perfundimisht.Grusht te rend i keni dhene ju deputete me maska te koronavirusit, por krejte të zhveshur nga turpi që nuk ua lanë as deti.Ju jeni do hiqa e kurkusha , do gjysem analfabet e matrapazë politike ,qe për ju Kosova dhe kombi nuk paraqesin  asgje hiq.Jeni mësuar me vjedhë dhe plaqkite popullin tuaj, dhe e rrëzuat qeverine e shpreses per ti vazhduar avazet antiKosove aty ku I keni lënë .E futët vendin në krizë tjetër  institucionale dhe ekonomike, e prut vendin buzë zhbërjës. Jeni mesuar qe të vjedhni gjithëqka para veti, nuk keni faj! Kurti nuk ua lejojë këte .Nuk është këtu në pyetje Amerika dhe as taksa , por është në pyetje kthimi i juve qe e keni humbur pushtetin më vote, për ti vazhduar mariftetet e pista, edhe për ti shitur sërish territoret shqiptare , e tash Serbise. Dhe, këtë edhe mund ta bëni po qe nuk do tju funksionon gjate ,se populli është sovrani, nuk do ta lejon që të humben aq shume territore të vendit dhe ato me kryesoret ,për pushtet dhe për ta shpëtuar bythen nga Gjykata Speciale . Kjo seancë  do të mbetet si tubimi me i turpshem ne historine e nje shteti , kur njerëzit po vdesin e ju  nuk e latë pa e mbajtur tubimin antiKosovë . Ju po kamumfloheni prapa takse , e shkarkimit te Veliut, thua se ky fare veliu na qenka Kosova! Ju qe po veproni ne një situate të tillë jeni argatet e djalllit, ju nuk jeni zëri i popullit . Kurti e ka te drejten dhe popullin mbrapa veti.E shkarkuat si hijenat e natës vonë , por kurrë nuk keni mundesi ta rrezoni zërin e arsyues qytetare, i cili pas kalimit te Koronavirusit do tua kthej përgjigjen e merituar me voten e lire.Në menyrë tinzare e hileqare e frikacake e shfrytëzuat epideminë , që mos të kan mundësi qytetarët ti mbushin sheshet   në  përkrahje të qeverisë së shpresës , të cilën jua morët  serish, por mos mendoni për shumë gjatë .Kalon edhe kjo fortunë të cilën  e prodhuat , dhe do të ndesheni më votën e sovranit e cila përfundimisht ka më ju qitë përtoke dhe ka më ju gjuajtur në bërllogun e historisë . Atje edhe  e keni vendin.Ju do te zbritni nga skena politike të cilën e turpëruat aq gjate, për të mos u kthyer kurre më në pushtet…Albini e Vjosa e humbën betejën nga ata qe nuk kan legjitimitet , por do të fitojnë luftën…?!