Komisioni Evropian (KE) ka ndarë 38 milionë euro për të ndihmuar sektorët e shëndetësisë në vendet e Ballkanit Perëndimor, në kohën e pandemisë së sëmundjes COVID-19.

Lajmi është konfirmuar nga komisionari për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi.

Përmes një postimi në Twitter, ai ka thënë se i ka informuar kryeministrat e të gjashtë vendeve të rajonit për këtë vendim.

“Ne ndajmë 38 milionë euro për mbështetje të drejtpërdrejtë për sektorët e shëndetësisë dhe parashikojmë rishpërndarjen e mbi 373 milionë eurove për rimëkëmbjen sociale dhe ekonomike”, ka thënë Varhely në Twitter.

Oliver Varhelyi

@OliverVarhelyi

I wrote to Prime Ministers of our partners to confirm we stand by the region in fight against . We are allocating €38m for immediate support to health sectors & foreseeing over €373 m reallocation for social&economic recovery. 🇦🇱🇧🇦🇽🇰🇲🇪🇲🇰🇷🇸

127 people are talking about this

Ballkani Perëndimor, ashtu si edhe vendet e tjera të botës, po përballet me sëmundjen COVID-19, të shkaktuar nga një koronavirus i ri.

Në Kosovë aktualisht janë 63 persona të infektuar, ndërsa një pacient ka humbur jetën.