Kalojne minutat, vras vetmine…
deshirat vallzim me mua duan
shoh horizontin nga nje “vrime”
ne tualet kembehem me gruan!

Ne tv lajme, lajme ne internet,
mbi tavoline gjellet na presin
njelloj te strukur mbret e milet
s’deshirojne asnjeri te vdesin!

Shoh nga ballkoni i lar’ ne diell
nje bashkeqytetar duke dihatur
mbi shpatulla ka nje thes miell
shpejton mbi hallin qe ka patur!

Ne skajp dialogoj me farefisin,
dhe ma ndonje qe…isha ftohur…
dua nga krimbat te shpetoj lisin
karantina, shpirtin ka ngrohur!

Vjen nje mesazh, ne ilegalitet…
romancat ende mallit festojne,
ne shtepine time sa nje planet
sythe deshirash amel blerojne!

Lissus,22.03.2020.-ajb-