Fjala luftë është e rëndë, sepse lufta është fundi, është e fundit.
Ajo që dua të them shkurt e shqip: të bëhemi të arsyeshëm, të duam jetën.
Kur shoh nga dritaret forcat e ushtrisë, policisë, njerëz të këtij vendi, që detyrohen të jenë jashtë për të na mbrojtur ne nga vetja, më dhemb shumë herë më tepër jeta e tyre.
Të bëhemi të arsyeshëm, ky është kontributi minimal që duhet të japim sot, në emër të jetës, të dashurisë për njeriun.
Mirënjohja nuk shprehet me fjalë por me vepra.