Kolin Paull shkruan: “Me mirë ti shkosh një plani të keq deri ne fund se ta ndryshosh gjatë zbatimit”. Ne situatën ku ndodhemi duhet ta lemë për më vonë çfarë ishte e keqe dhe çfarë ishte e mirë. Le te vazhdojmë të mbështesim planin qe ka nisë zbatimin, edhe nëse s’ka plan le te zbatojmë ato që na kërkojnë autoritet. Kjo është zgjedhja dhe zgjidhja për momentin. Asnjë alternative aq më pak kur nuk ka vullnet për to, nuk ka dobi. Hajdeni. Te gjithë bashkë do t’ja dalim, bile më shpejt seç mendojnë edhe optimistet. Duhet ta refuzojmë bashkë me COVID-19-ten edhe panikun. Paniku është aleat i armikut ne luftë, bile shumëfishues i fuqisë së tij dhe rrënues i moralit tonë. Ta refuzojmë ne heshtje çdo informacion që përhap panik kushdo qoftë ai/ajo, edhe kur kjo është pasojë e mos kontrollit të panikut që e ka mbërthyer atë vet.
Qetësi, disiplinë, moral të lartë dhe durim.
Motoja jonë duhet të jetë: Të gjithë për një dhe një për të gjithë. Secili prej nesh ka fuqinë e rrezikut të virusit nëse shmanget nga detyrimi qytetar dhe njerëzor për të ruajtur veten dhe zbatuar me fanatizëm ekstrem udhëzimet e dhëna nga autoritet mjekësore dhe shtetërore.
Kemi kapacitete me te vogla krahasuar me shtetet si ne, por faktorë shumë me favorizues. Terrenin e vogël plotësisht të kontrollueshëm, popullsi të vogël kollaj të menaxhueshme, klime mjaft te mirë, resurse natyrore të bollshme (për rastin uji), urbanizëm të mjaftueshëm deri ne fshatin me të largët, informacion të pandërprere, mjek, infermiere dhe punonjës shëndetësor të gatshëm për çdo lloj sakrifice,Inteligjencë hapësinore (vizuale) për të vlerësuar e kundërvepruar ndaj rrezikut dhe për me tej jemi race e qëndrueshme dhe e kalitur me mbijetesën. Binduni, nëse dimë ti administrojmë si duhet këta faktorë dhe udhëhiqemi nga: Kujdesi, Moral i lartë, Disiplina dhe përsëri Disiplina, do ja dalim me shpejt se te tjerët . PO DO JA DALIM. q.s. 22.03.2020