ÇKA DO TË ISHTE MË E RËNDËSISHME PËR QEVERINË E KOSOVËS SE MOBILIZIMI I TË GJITHA FORCAVE PËR TU MBROJTUR NGA PANDEMIA ?

Apo….

1.Heqja e takses?
2.Shkarkimi i ministrave
3.Mocioni për mosbesimin e qeverisë që inicohet nga vet koalicioni brenda dy muajve qeveri.

Pyes vehten dhe të gjithë Ju
Politikë e mirëfilltë quhet kjo, kur bota lufton për jetë a vdekje, kur njerëzit nuk mund as ti vorrosin të dashurit e vet, kur frika apo panika ju ka hy njerëzve në palcë, kur institucionet shendetësore kanë nevojë për gjithcka që ju duhet duke filluar nga mostrat e testeve, maskat mbrojtëse, terapia , kur na mungon hapësira e mjaftueshme për ti trajtu dhe izolu të prekurit nga virusi, kur fëmijët tonë na mbeten jashtë bankave shkollore….athu a nuk janë këto fakte të mjaftueshme që kjo qeveri mos te merret me apetite politike me bsjraktarizma , me tregim muskujsh duke u matë se cili jemi më i pushtetshëm dhe erdhi në shprehje përdorimi i forcës së ligjit diktatorial; ” RRI MIRË SE TË SHKARKOJ DHE PO TË SHKARKOJ QË TANI, pastaj tjetra palë menjëherë vepron në kundërsulm qe pra tash prite MOCIONIN , Tash duke të rrëxuar Ty po e rrëxoj vehten dhe krejtë qeverinë e sa për popull na jemi populli .

Tani edhe njëherë pyes a jemi mirë apo koka na ka marrë erë….

1.Çfarë rëndësie paska heqja e takses në këtë situatë kur vetë Serbia po i mbyllë kufijtë dhe prioritet ka mbrojtjen e pipullit vet nga Pandemia që i bie se as kasavet si bëhet taksa jonë.
2. Çfarë vlere dhe çka fiton Kosova nëse rrëxohet qeveria përkundrazi popullin po e ndeshkoni po e leni si qurat në mjegull.
3. Çfarë rëndësie ka në këto kushte shkarkimi apo kthimi i një ministri , sikur është e domosdoshme vetem ky ose ai duhet të jetë minister se Kosova nuk paska tjerë.
HIQNI DORË NGA MOCIONI MË SË PAKTI LDK-JA DUHET TË MERRET ME KESO GJËRA QË TJERËT I KANË NË PRAKTIKEN E TYRE PARTIAKE.

Nëse ne vazhdojmë me këso Mocionesh cdo 2 muaj duhet me i nderru qeveritë .
TË BASHKOHEMI NË LUFTEN KUNDER PANDEMISË.

Nuradin Imeraj , anëtar i LDK – ës që nga orët e para të themelimit.