Sot, në Kosovë u shënua viktima e parë nga virusi Covid-19.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe të afërmve për humbjen e njeriut të tyre të dashur.

Le të na shërbejë ky rast, si një thirrje për të gjithë ne, qytetarët e thjeshtë, shoqërinë civile dhe institucionet shtetërore që ta marrim më seriozisht luftën kundër koronavirusit. Të demonstrojmë më shumë përgjegjësi, më shumë unitet dhe solidaritet shoqëror e politik. Lojërat për pushtet le t`i shtyjmë për një kohë tjetër më të qetë dhe ta lëmë qeverinë Kurti të bëjë punën e saj. Nga ana tjetër, të gjithë ne duhet të kuptojmë, më së fundi, se përderisa nuk ka as ilaҫ, as vaksinë kundër Covid-19, karantina mbetet i vetmi mjet për parandalimin ose kufizimin e pandemisë.

Ne kemi dalë fitues në rezistencën paqësore, në rrugë e sheshe. Ne kemi dalë fitues në rezistencën e armatosur në fusha e male. Në të dy rastet kemi patur përballë një armik shumë të rrezishkëm, me të cilin kemi luftuar për jetë a vdekje.
Do të fitojmë edhe këtë radhë në betejën e tretë të rezistencës sonë, e cila kërkohet që të bëhet, jo në sheshe e rrugë, as në fusha e male, përballë plumbave të policisë dhe ushtrisë serbe, por në shtëpitë tona, përballë një armiku të padukshëm, edhe ky shumë i egër- Covid-19.