Vendimi per te nenvleresuar krizen qe po vinte duke therritur ne Fake News ishte vendim i gabuar dhe ishte vendim i Edi Rames.

Vendimi per te vendosur fasha orari qe detyronte te mblidheshin njerezit ne grupe ne te njejtin vend ishte vendim i gabuar dhe ishte vendim i Edi Rames.

Moskuptimi i mesazhit publik nga popullsia eshte pergjegjesi e autoriteteve publike qe nuk kane besimin e duhur nga qytetaret sepse e kane humbur nder vite dhe kryetar i kesaj qeverie eshte Edi Rama.

Mungesa e organizimit te jetes ne vend, nga administrata e deri tek furnizimi i ushqimit eshte pergjegjesi e qeverise dhe kryetari i kesaj qeverie eshte Edi Rama.

Mungesa e pajisjeve mjekesore eshte pergjegjesi e qeverise dhe kryetari i kesaj qeverie eshte Edi Rama.

Mungesa e nje strategjie te qarte, koherente, e kuptueshme nga te gjithe eshte pergjegjesi e qeverise dhe kryetari i kesaj qeverie eshte Edi Rama.

Cdo shtet qe po i ben balle krizes ka nje plan me zgjidhje te shumefishta ne cdo hallke te funksionimit te shtetit. Karantina, e cila eshte njera prej tyre nuk eshte asnjehere e vetmja. Ne televizion dalin personalitete, te cilat gezojne besimin e popullit, u flasin dhe i qetesojne. Tregojne qe kane nje plan, krijojne nje solidaritet te madh brenda popullit.

Ne Shqiperi, Edi Rama, del e bertet, shane e thumbon, krijon panik dhe mungese sigurie dhe pastaj ben si i cuditur se njerezit nuk ndjekin ate qe autoritetet publike u thone.

As edhe nje fije reflektimi mbi veten, as edhe nje fije reflektimi mbi ate c’ka i ka bere ketij vendi. Karantina e detyruar, ushtria, kane per qellim te vetem te zhvendosin vemendjen nga mungesa e tmerrshme e nje plani dhe organizimi te pergjithshem te qeverise.

Rrini ne shtepi sepse sot eshte zgjidhja e vetme. Ne vend qe te shani njerezit qe nuk rrine ne shtepi, shpjegohuani situaten, flisni me ta, duhet t’i bindim se duhet te rrime brenda.

Por, shpresoj me gjithe shpirt se kur te vij dita te dalim perseri, do i japim falenderimin e merituar Kryeministrit te vendit duke e hedhur mbrapshte nga karrigia ndaj se ciles eshte lidhur me zinxhir.

Edhe nje gje, per te gjithe ju verioret qe i jepni voten, cdo here qe Edi Rama tallet, ai tallet me ne. Kur thote disa here “dek” dhe jo “vdek” per te perkufizuar njerezit qe dalin e nuk respektojne karantinen, ai i thote te gjithe popullit shqiptar se verioret jane budallenjte qe nuk marrin vesh.

Nje kryeminister qe ne asnje cast nuk eshte ne nivelin e duhur, por qe ne cdo cast kthen gishtin tek tjetri.

Sot duhet te rrini ne shtepi, neser, shpresoj se do bejme gjene e duhur!

I