Perqafoni moton:
“JO panikut dhe
PO regullave te kujdesit dhe mbrojtjes nga covid19”!

Te dashur miq, koha qe kalojme eshte unike ne jeten tone. Nje pandemi e rrezikshme nga covid19 ka rrokur Planetin dhe Shqiperine. Ne kete beteje vendimtare per suksesin tone, me shume se çdo gje tjeter eshte sjellja dhe qendrimi yne ndaj covid19!

Ne betejen kunder covid19 çdo njeri nga ne duhet te hedhe poshte me neveri dhe si shume te rrezikshem panikun qe shperndane si asnje kryeminister ne planet, madje as Kim Jong Uni, Edvin Surreli, i cili eshte i vetmi kryeminister ne bote qe nga sarajet e tij private ju drejtohet cdo dite qytetareve duke mbjelle panik, terror psikologjik.
Ai ne krize halucinante mbush mesazhet e tij me aeroplana luftarake, tanke, helikoptere, bomba, kamikaze, kufoma te pavarrosura deri dhe dite kjameti. Ai flet per tradhetar dhe poston skena horror me te semure se japin shpirt apo qe dergjen moribond ne salla reanimacioni etj etj duke tmerruar keshtu qindra mijra femije por edhe te rritur ne kete vend.

Ndaj ju ftoj miq, hidhni poshte me neveri nje fjalor te tille qe mund te nxjerre nga goja vetem nje paranojak i degraduar dhe kurre jo nje njeri normal.

Paniku eshte ne çdo aspekt nje aleat i ngushte i virusit te kurores.

Ai ju nxine diten dhe u bene ju shume here me te mundueshme masat qe ju merrni ne luften kunder Covid19.

Paniku ka pasoja shume te renda ne shendetin tuaj mendor, rrenon cilesine e jetes dhe krijon psikoza te renda fobike tek femijet tane por edhe tek gjithe te tjeret.

Paniku ju provokon dhe shtyne ju qytetareve te pergjegjshem qe nen ndikimin e tij te merrni vendime te cilat here here mund te kene pasoja tejet te hidhura.

Une ju ftoj ju te dashur miq, qe si njerez normal te pergjegjshem qe duam veten tone, prinderit, femijet, niperit, mbesat, miqte, shoket, komshinjte, komunitetin dhe shoqerine tone ti themi:
Po kujdesit dhe masave mbrojtese,
te respektojne higjenen personale, te kufizojme ne maksimum levizjet, te shmangin çdo grumbullim dhe kur dalim per nevoja te pashmangshme te ruajme distancen se paku 1 meter nga tjetri ne rruge apo ne radhe.

Keto reegullla vertet jane te merzitshme, imponojne dhe privacione por dobia e tyre eshte e jashtezakonshme dhe ne fund do ndjehemi te gjithe krenar per ate qe beme me misionin shpetimtar qe permbushem per veten tone, me te dashurit tane dhe mbare shoqerine.

Zoti u bekofte ju miqte e mi, familjet tuaja dhe mbare shqiptaret! sb