Guvernatori: Nga e Diela qytetarët do të dalin nga shtëpitë vetëm për raste urgjente.

New York, e premte, 20 Mars 2020- Pak kohë më parë, në një konferencë shtypi me gazetarët, Guvernatori i Nju Jorkut, Andrew Cuomo këshilloi mbylljen e qytetarëve në shtëpitë e tyre, duke filluar nga e Diela. Ai paralajmëroi dhe urdhëroi se nga e Diela qytetarët duhet të dalin nga shtëpitë vetëm për raste urgjente. Situata , tha ai, po përkeqsohet pasi deri në mesditën e së premtes numëroheshin 7100 raste të infektuarish dhe 35 persona kanë humbë jetën.
Cuomo urdhëroi të gjithë punëtorët jo-thelbësorë të qëndrojnë në shtëpi, pasi siç tha ai kjo nuk është jetë e zakonshme për njujorkezët, duhen kufizime. Guvernatori paralajmëroi masa drastike, të cilat i dikton mbrojtja ndaj koronvirusit.
Ai tha se transporti publik do të qëndrojë i hapur dhe njoftoi planet për të rritur në mënyrë të shpejtë kapacitetin e sistemit të kujdesit shëndetësor.
Mbyllja në shtëpi shënon një ndryshim qëndrimi për guvernatorin Cuomo.Ky qëndrim i ri i guvernatorit reflekton një lloj tërheqje të tij nga qëndrimi i një dite më parë, të Enjten, kur i qëndronte mendimit për mos marrje të masave dratsike të kufizimit dhe mbylljes së qytetarëve në shtëpi.
Ai paralajmëroi para gazetareve se shteti do të zbatojë urdhrat në fuqi duke u nisur nga nata e së dielës.Si për ta bërë më të kuptushëm dhe më ekzekutiv urdhërin e tij guvernatori tha: Këto nuk janë sugjerime, por urdhëra dhe unë nuk po bëj shaka.”Këto dispozita do të zbatohen,” përsëriti Cuomo para gazetareve te premien ne mesdite..