Koronavirusi i ri, që është një familje e gjerë virusesh, është shfaqur për herë të parë në Kinë, në fund të vitit 2019.
• Shenjat kryesore të infektimit me të janë: temperatura e lartë, kolla dhe vështirësitë në frymëmarrje.
• Sëmundja që shkakton koronavirusi, është emëruar COVID-19.
• Përveç Kinës, raste me koronavirus kanë raportuar edhe së paku 118 vende të tjera të botës.
• Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins në gjithë botën, në total janë: 137,456 njerëz të infektuar, 5,074 të vdekur dhe 69,643 të shëruar.
• Kina ka 80,945 raste me koronavirus, pas saj vjen Italia me 15,113 raste dhe Irani me 11,364.
• Numri më i madh i njerëzve të vdekur është në Kinë: 3,062.
• Kosova ka konfirmuar dy rastet e para me koronavirusin e ri.
• Nga vendet e Ballkanit Perëndimor, aktualisht vetëm Mali i Zi nuk ka raste të regjiustruara me koronavirus, sot ne Kosove u raportuan 2 raste.
• Koronavirusi vjen nga një familje virusesh që mban emrin e dukjes së tij, sepse ka formën e një kurore.
• Nga i njëjti grup virusesh vijnë edhe SARS dhe MERS – viruse që kanë shkaktuar epidemi në të kaluarën.
• Rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për të parandaluar përhapjen e koronavirusit janë: larja e rregullt e duarve, mbulimi i gojës dhe hundës gjatë kollitjes dhe teshtitjes, gatimi i plotë i mishit dhe vezëve dhe shmangia e kontaktit të ngushtë me personat që tregojnë simptoma të sëmundjeve të frymëmarrjes, si kollitje dhe teshtitje.
• OBSH-ja e ka shpallur pandemi sëmundjen që shkakton koronavirusi, COVID-19.
• Pandemia ndodh kur një sëmundje infektive përhapet lehtësisht nga personi në person në shumë pjesë të botës.(RFL)