Jo kundër nazifashizmit si në shekullin 20 (gjatë Luftës së Dytë Botërore).
Po kundër koronavirizmit të shekullit 21!
Një lloj specifik i nazifashizmit, në mos më i rrezikshëm!
Një gjë është e saktë : koronavirusin as e kanë prodhuar e as e kanë shpërndarë njerëzit e popullit të thjeshtë!
A do të arrihet fitorja mbi koronavirizmin?
Pa diskutim dhe shpejt!
Se, siç shihet, kundër koronavirizmit, është bashkuar tërë bota!
Ndoshta edhe sepse koronavirusi a koronavirizmi vepron pa dallim, merr edhe jetën e të pasurve!
Po a dihet se kush e prodhoi e kush e hodhi koronavirizmin?
Kjo ose nuk dihet ose nuk po thuhet
A do të gjendet dora dhe a do të denohet ai shtet a supërshtet, që e ka hedhur?
A do të demshpërblehen të gjithë ata shtete e individê, të cilët po vuajnë pasojat? Pas bërjes zap të koronavirizmit, kjo është çështja kryesore!

SADO DRASTIKE, masat e qeverisë duhen zbatuar ME RiGOROZITET!

Me 12 mars 2020