Rritja e numrit te viktimave nga koronavirusi ne itali ka detyruar Qeverine italiane te marre masat drastike me qellim mosperhapjen e metejshme te epidemise.

Kryeministri Giuseppe Conte iu drejtua publikut mbremjen e se merkures nepermjet rrjeteve sociale ku deklaroi se do te mbyllen të gjitha aktivitetet tregtare, nderkohe qe transportin publik, bankat, farmacite dhe posta italiane do te vijojne punen.

 

GIUSEPPE CONTE

KRYEMINISTER I ITALISE

 

Sot është momenti të bëjmë një hap më shumë. Italia do të vazhdojë të jetë një zonë e vetme e mbrojtur. Sot vendosëm të mbyllim të gjitha aktivitetet tregtare, të shitjes me pakicë, me përjashtim të dyqaneve ushqimore, të farmacive e parafarmacive. Do të lejohet lëvizja e popullsisë vetëm për motive shëndeti e për nevoja jetike si pazari.

 

Ne rruget e Romes kane dale tanket e ushtrise te mobilizuar per mbarevajtjen e rregullave te reja. Qeveria italiane ka vendosur të mbyllë lokalet, pubet, restorante, paurkeritë, qendrat estetike, mensat për 2 javë.