Pas situatës së krijuar nga koronavirusi, Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit në Kosovë Lumir Abdixhiku ka njoftuar se ka marrë  vendim të pezullojë përkohësisht të gjitha udhëtimet nga Gjermania, Franca, Zvicra dhe Italia.

Nëpërmjet një postimi në Facebook Abdixhiku tha se ky vendim hyn në fuqi më 13 mars në orën 15:00.

Ky vendim erdhi pas rekomandimit të Ministrisë së Shëndetësisë për zonat me rrezik të mesëm e rrezik të lartë.

Postimi i plotë

”Në vazhdimësi të vendimit të djeshëm të Qeverisë, sot kam pranuar nga Ministri i Shëndetësisë rekomandimin e ISHK-së për zonat me rrezik të mesëm e rrezik të lartë.

Si rrjedhojë kam marrë vendim të pezullojë përkohësisht të gjitha ardhjet e linjave ajrore dhe tokësore nga këto shtete:

– Gjermani

– Francë

– Zvicër, dhe

– Itali.

Për qëllim të organizimit, vendimi hyn në fuqi 24 orë nga tani; pra nesër, më 13 mars, në ora 15:00. Ndjejmë keqardhje – sërish – për këto masa, por në rrethanat e tanishme jemi të paalternativë. Lus qytetarët të reduktojnë lëvizjet me jashtë sepse masa të njëjta mund të merren edhe me shtetet e tjera. Si vend e si shtet, me qetësi e pa panikë, do ta kalojmë edhe këtë sfidë.”