Anulohen të gjitha aplikimet për vizë amerikane deri në 3 prill 2020 për shkak të koronavirusit.

Lajmi është bërë i ditur nga ambasada e SHBA-së në vendin tonë, përmes një njoftimi në Twitter.

“Në mbështetje të përpjekjeve të qeverisë shqiptare për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të COVID19 duke kufizuar grumbullimet publike & praktikimin e largësisë midis personave Ambasada ka anuluar të gjitha intervistat e paracaktuara për Viza Jo-Emigruese deri më 3 prill 2020.” – shkruan Ambasada amerikane në Shqipëri.