Abidin Krasniqi një ambasador i mirë i përçimit të vlerave tona “kockore” kombëtare shqiptare në Kryeqytetin Botëror të kulturës – Parisin e përmes tij në Botën e qytetëruar të perëndimit e tutje.

Kjo edhe përmes përkthimit në frengjisht të librit epik “Lahuta e Malsisë” të “Homerit Shqiptar”, Gjergj Fishta.

Fishta poeti kombëtar Shqiptar deri më sot i pazëvendësuar si i tillë në stilin e tij unikal e të papërsëritshëm po riaktualizohet për të marrë vendin e pazëvendesueshëm që i takon në letërsinë shqiptare e historinë e popullit tonë.

Fishta si i papërsëritshëm në stilin e tij të të shprehurit në të shkruar, patriotizmën e shprehur në art e jo vetëm, gjuhën autoktone shqiptare të cilës i ka dhënë frymë, forcën përmbajtësore dhe shprehëse të vargut të tij,  për t’u përkthyer në gjuhët e tjera të botës do jo vetëm mjeshtri, nivel e së paku njohje të mirë të gjuhës nga vjen vepra e në të cilën përkthehet ajo, por edhe kurajo intelektuale, gjë të cilën e ka arritur Abidin Krasniqi duke e përkthyer “Lahutën e Malsisë” në frengjisht.

Ky përkthim i arrirë, përkoi në mënyrën më të gjëtur të dëshiruar me rastin e shpalljes nga ana e Shoqatës Mbarëkombëtare “Bytyçi”, Tiranë-Prizren të vitit ushtrimor (jo kalendarik, periudhën nga Gushti 2019 në Gusht të vitit 2020 të mbajtjes së aktiviteteve të përvitshme të shoqatës)  Fishtenjan, duke e arritur në masë të konsiderueshme të objektivave të saj në këtë vit ku  bën pjesë edhe prezantimi dinjitoz i kësaj vepre të përkthyer në frengjisht nga Abidin Krasniqi.

Ndonëse Shoqata jonë në bashkëpunim me z. Musa Jupolli – Paris, kryetar i Lidhjes së Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë, e kishte paraparë që prezantimin e librit “Lahuta e Malsisë” të Gjergj Fishtës përkthyer nga Abidin Krasniqi, ta realizonte në veprimtaritë që do mbahen me rastin e festës së Nënave, 8 mars 2020, spostohet në kohë.

Ky spostim në kohë vjen për arsye objektive sepse na “dogjën” këtë radhë duke na “grabitur” të tjerët inisiativën, por mbi të gjitha duke na lehtësuar në misionin tonë pasi janë përputhur me qasjen që kemi në vitin Fishtenjan,  për ta spostuar nga ana jonë këtë planifikim në një kohë tjetër e mbajtjes sa më gjatë gjallë të jehonës Fishtenjane.

Me qenë se Abidin Krasniqi kishte ardhur në Shqipëri i ftuar bujarisht e shpirtërisht nga kontributor “Fishtenjanë”, pata rastin dhe e lamë për t’u takuar nga afër,  së pari për ta përgëzuar sy në sy për atë sipërmarrje të tij jo vetëm të vështirë por me vlera të pamata për përhapjen e prezantimin e kulturës dinjitoze kombëtare shqiptare në botë, e dyta për të azhornuar prezantimin e asaj vepre nga Shoqata jonë e kështu duke e përmbyllur vitin ushtrimor Fishtenjan shpallur nga Shoqata Bytyçi.

Ndonëse sipërmarrja e tij kurajoze për përkthimin në frengjisht të librit “Lahuta e Malsisë”,  është kurorëzuar me sukses të dëshmuar, kjo është mundësuar falë vullneti të tij të duruar, kulturës Franceze të përfituar që me lindjen e tij në Paris nga nënë Franceze e patriotizmës shqiptare të ushqyer në gjak e gen nga babai i tij Prizrenas.

Ndonëse qeveritë, përkatësisht Ministritë e Kulturës në Shqipëri e Kosovë e kanë për deyrë që të punojnë për prezantimin domosdoshmërisht të kombin tonë në botë, përmes vlerave të tij konkuruese e në shumë raste të pakonkurueshme të arrira ndër shekuj e nëpërkëmbur nga të tjerët, me keqardhje vërehet se nuk po i bëjnë mirë ato “detyra” e nuk kanë plane serioze për të ardhmen.

Por edhe në kësi rastesh kur ka angazhime nga të tjerët sikurse edhe rasti i kontributit frutdhënës të z. Abidin  Krasniqi, le që ato ministri nuk kontribojnë në kësi drejtimesh, por as që nuk vërehet deri më sot nëse kanë ose jo dijeni për kësi arritjesh, sikurse është përkthimi i atij libri të rrallë “Homerik” të Epikës shqiptare, etj.

Z.Abidin i urojmë sipërmarrje të tjera në të cilat të vijojë suksesin e arrirë e të dëshmuar deri tani.

Nga takimi i sotëm u ndamë me njëri-tjetrin të bashkuar, dhe me atë rast shkëmbyam librat tanë.

Nga Brezart Oplasi