Nese dhomat e shpirtit tim do vizitoje
Çfare pretendon se do shikoje?
Cilin pĕrbindesh mendon se fsheh?’
Po të zhgenjej , por nuk më njeh.

Nuk ka nevoje per te trokitur .
Hyr , shif, kerko, mbet e habitur
Mure te zbrazet lyer pa ngjyra
Fotografi, por pa fytyra.

Diku e hedhur afer shtratit
Eshte nje kuti e tersit, fatit
E mbushur plote eshte me kujtime.
Brenda gjithe historia ime.

Jane fjalet që kam thene aty,
gjithkush që njoha , perfshi dhe ty.
Gjithshka që bera , e ç’veç endrrova
Vendet ku shkela, ku jetova.

Jane zenkat tona dhe merite
Jane puthjet neteve pa drite
Veset e mia që aq urreve
Mergimi i ngadalte i reve.

Denimet që vuajta për ty
Heret kur s’ të pashe në sy
Jetet që pa ty jetova.
Te tjera  që dashurova.

Jane dhe sekretet që s’ te kam thene
E amanetet që të kam lĕnĕ
Femijet që kurre nuk më linden
Epshet që vrava se nuk mu binden.

Ka letra, që per ty i shkrova
Në zarfet që kurre nuk i dergova
E nese gjithcka permbys do të kthesh
Sekretin më të madh do gjesh

Se e kam fshehur ne fund fare.
Po nuk e pe , s’ ke pare gje fare.
Nxirre mes duarsh ne shtrengim.
K’te më të shtrenjtin sendin tim.

Balsamin që plaget sheronte,
kur kjo djall jete më kafshonte.
Para fytyres ngadale afroje.
Dhe mbylli syte, pastaj zbuloje.

E kur ngadale ta kesh zbuluar.
Veç nje pasqyre do gjesh ne duar.
Do shohesh veten, reflektim.
Se ishe ti thesari im…
Babi im….

 

E  shkruar nga:Indira Avdyl Hoxha