Epilepsia është një sëmundje që prek 65 milionë njerëz në vit. Shkaqet e kësaj patologjie mund të jenë të ndryshme dhe në rreth 30% të rasteve sëmundja është rezistente ndaj ilaçeve.
Pra rreth 1% e popullsisë botërore vuan nga ky shqetësim me natyrë neurologjike, dhe në 80% të rasteve verifikohet në vendet në zhvillim. Në vitin 2013 shkaktoi 116 mijë të vdekur, duke shënuar dhe pikën më të lartë të arritur ndonjëherë.
Kjo është fotografia e sëmundjes në prag të ditës ndërkombëtare kundër epilepsisë, 10 Shkurt. Sipas ekspertëve, një ndër pikat me shqetësuese është mungesa e përgatitjes nga arsimtarët për të përballuar një situatë të tillë në rastet kur verifikohet tek nxënësit në bankat e shkollës.
Sipas OBSH, një tjetër rreth vicioz negativ aktivizohet kur familjet nuk e bëjnë të ditur, për të evituar diskriminim, gjë që mund të sjellë pasoja të rënda në shëndetin e fëmijëve. Por ekspertët theksojnë se edhe tek të rriturit që punojnë, evidentohet i njëjti problem, pasi nëse bëhet e ditur sëmundja, punonjësi vihet përballë riskut për të humbur vendin e punës.
Por fatmirësisht kërkimet shkencore kanë evoluar dhe është eksperimentuar një terapi inovative anti-neuroinfiamatore, që duket premtuese. Sipas studiuesve, ndikimet e saj janë disa, pasi së pari vonon shfaqjen e sëmundjes, por edhe në rastet e prezencës dhe manifestimit të saj, kjo terapi mund të shoqërohet me ilaçe, doza e të cilave duhet ulur me kalimin e kohës, pasi forcohet efikasiteti dhe mbi të gjitha nuk ka efekte anësore.