Përbërësit:

 

180 gr miell

160 gr gjalpë

70 gr sheqer

2 të verdha veze

100 ml reçel sipas dëshirës

 

Përgatitja:

Për të nisur me përgatitjen e kësaj recete të zgjidhni një enë të thellë. Në të shtoni gjalpin në temperaturë ambienti, bashkë me sheqerin dhe përziejini me anë të një rrahësi elektrik derisa të shkrihen me njëri tjetrin. Më pas hidhni miellin pak nga pak, bashkë me lëkurën e grirë të një limoni. Punojeni me duar dhe formoni brumin e plotë dhe pa kokrriza. Hiqeni atë nga ena dhe me një petës hapni një petë të trrashë 4-5 cm, duke e prerë në forma rrumbullake.

Formoni disa rrathë të vegjël, derisa brumi të mbarojë. Në mes të gjithë rrathët shtypini pak me gisht dhe lyejini mirë me të verdhë veze të rrahur. Në fund të këtij procesi tek biskotat tuaja shtoni bajamet e thërrmuara shumë hollë me anë të një thike. Më pas shtoni tek gopëzat që hapët më parë, shtoni pak nga pak reçelin që keni përzgjedhur.

Shtrojini të gjitha biskotat në një tavë të lyer me pak gjalpë dhe futini të piqen në temperaturën 180 gradë për 15-20 minuta. Lërini ato të piqen derisa të shikoni që kanë marrë ngjyrë të artë.