logo

BOTA

Belgjika do të ndalojë reklamimin e të gjitha prodhimeve të duhanit

Kanali televiziv belg VRT njoftoi se vendimi është miratuar në Parlament

Şerife Çetin   |04.02.2020
Belgjika do të ndalojë reklamimin e të gjitha prodhimeve të duhanit

Bruksel

Belgjika nga muaji janar i vitit 2021 do të vendos ndalesën e reklamimit të të gjitha prodhimeve të duhanit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Kanali televiziv belg VRT njoftoi se vendimi është miratuar në Parlament.

Sipas vendimit, nga janari i vitit 2021 do të ndalohet reklamimi i prodhimeve të duhanit para shitoreve.

Njëkohësisht do të ndalohet konsumimi i cigareve në automjete nëse në to gjenden të mitur.

Thuhet se vendimi është marrë me qëllim të uljes së konsumimit të cigareve që është një nga shkaktarët kryesor të kancerit në mushkëri.