Presidenti i Parlamentit David Sassoli nisi sot një vizitë dy ditore në Shqipëri, për të dhënë një sinjal mbështetje ndaj vendit në rrugën e tij të integrimit europian, siç shprehet ai në një mesazh video në Twitter. “Parlamenti europian, Komisioni europian dhe shumica e vendeve anëtare janë në favor të hapjes së bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Nuk do të dorëzohemi. Në do të vazhdojmë të shtyjmë për një votë pozitive”, deklaroi sot ai përmes mesazhit përpara nisjes së vizitës. Ai pati dhe një thirrje drejtuar të rinjve shqiptarë. “Mos humbsni shpresën. Ne duam që ju të bëheni pjesë e Bashkimit europian. Së bashku mund t’a bëjmë këtë realitet. Duhet të jemi shpresëplotë dhe të vazhdojmë përgjatë rrugës që keni nisur”.

Që në Tetor të vitit të shkuar kur Këshilli Europian nuk arriti një konsensus për t’i hapur rrugë nisjes së bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut ai publikisht u shpreh i zhgënjyer. “Unë dua të riafirmoj mbështetjen e fortë të Parlamentit Evropian për hapjen e bisedimeve të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Të dy vendet kanë bërë përparim të madh, në përputhje me pritjet tona. Fillimi i negociatave mund të jetë një shtytës e fortë për reformat që janë ende të nevojshme në rrugën e pranimit në BE. Ne do të bëjmë çmos gjithashtu për të bindur shtetet anëtare që ende kishin rezerva në mbledhjen e fundit të Këshillit”, u shpreh pak ditë më parë presidenti i Parlamentit europian në një deklaratë me anë të së cilës njoftoi vizitën e sotme.

“Zhgënjimi për mos marrjen e një vendimi nga ana e Këshillit, duhet të përkthehet në energji të ripërtëritur dhe nisma të ardhshme. Inkurajoj Shqipërinë të përqëndrohet në objektivin e përgjithshëm dhe të përdor këtë kohë për të adresuar çdo shqetësim që është ngritur, veçanërisht në lidhje me respektimin e shtetit të së drejtës dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Këto reforma janë përfundimisht për më të mirët e vendi dhe brezave të ardhshëm. Edhe nëse rruga është e vështirë herë pas here, çdo hap na afron në një të ardhme të përbashkët evropiane, e cila do të pasurojë si Shqipërinë ashtu edhe BE-në ”.

Presidenti Sassoli deklaroi gjithashtu se “Unë po shkoj në Shqipëri për të inkurajuar dhe dhënë shpresë për të ardhmen, pas disa muajve të vështirë për vendin”, nënvizoi presidenti Sassoli në një deklaratë që njoftonte vizitën e tij. Ndërsa shprehte ngushëllimet për familjet që humbën të dashurit e tyre, ai flet dhe për konferencën e ardhshme të donatorëve e arashikua të mbahet më 17 shkurt në Bruksel. “Ndërsa paraja nuk mund të zhbëjë vuajtjet, është shumë e nevojshme të rindërtohen shtëpitë dhe infrastruktura. Unë kam besim te bujaria e pjesëmarrësve në konferencën ndërkombëtare të donatorëve”, theksoi ai.