Gjithmonë janë sha koalicionet, gjithmonë një palë disapalëshe ka sha, por gjithmonë është dashtë të kemi qeveri me shtytje. Kur gjykohet drejt dhe pa ngutje, hallall Zoti ua bëftë, por kur paragjykohet me dashakeqësi, aty nuk është punë opozitarizmi, është punë hilesh. Pastaj, po harrojmë se bukur shpesh i kemi nxitur kah e keqja, pastaj kemi vazhdu me shamje. Një gjë e di, na duhet durim dhe dhënje rast t´i kryejn detyrat kushtetuese, interesin e Shtetit të Dardanisë e kam mbi të gjitha, 100 herë mbi LDK-në të cilës i takoj, jetoj në mërgim, këtu po plakem, fare pak jam i lidhur me jeten në Atdhe, por me shpirtë e besa edhe me argat material investues dhe ndihmues jam i lidhur 200 % me Komb e Atdhe, andaj edhe flas lirshëm pa fije interesi personal!
Shkurt e shqip, duhet të ecim se vetëm ne po ngecim!
Rinia duhet të ndalet me krijimkushtesh qëndrimi në Atdhe, sepse vendi po shkretohet keq e dhimbshëm!
Duhet të ndalet dora kriminale e hajnisë, duhet të rikthehet DINJITETI njerëzor, familjar, qytetar, shtetëror e kombëtar.
Vonesat nuk duhet tentuar të tejkalohen, plotësohen, zëvendësohen me nguti, sepse ngutia sjell gabime të papërmirësueshme!
Rreth interesit të Atdheut, secili ka HISEN e vet, por ASKUSH nuk ka hise dhe të drejtë në RREZIKIM Interesi Shtetnor, ASKUSH!
Kryeni detyrat tuaja kushtetuese për të cilat jeni zotuar dhe do të jeni të paguar!
Shteti dhe Integriteti Territorial në kufijtë e shpalljes dhe njohjes duhet të jetë detyrimor të mbrohet, aty nuk ka pardon!
Dalshi faqebardhë me ndihmën e Zotit dhe Drejtësisë së Tij!
:::
M.Th.