Elmi Berisha, veprimtar i komunitetit tonë shqiptaro-amerikan, në Kuvendin e Vatrës në Michigan, u zgjodh kryetar i ri i kësaj organizate, më e vjetra e shqiptarëve në Amerikë.
Zoti Berisha u bë kryetari i parë i Vatrës që merr këtë post nga një shqiptar i Kosovës që nga themelimi i saj para një shekull e deri më sot.
Zgjedhje e kryetarit dhe e delegatëve në Kuvendin e djeshëm të kësaj organizate, jep mundësi që Vatra të vazhdojë me dinjitet rrugën e themeluesve dhe të vazhduesve të saj, nga një brez në tjetrin.
Me këtë rast, dëshiroj që kryetarit të ri z. Elmi Berisha t’i uroj shumë sukses në misionin e tij të ri: në përparimin, konsolidimin dhe zgjerimin e Vatrës, duke bërë reforma të duhura për ecjen përpara dhe për ta mbajtur të qëndrueshëm famën e kësaj organizate ndër shqiptarët e Amerikës.

Harry Bajrakatari,
New York, 2020