Fjala m’u baftë bajrak,
Udhës tande me guxim Vranoci.
Ditëlindja jote në kalendar të kohës.
Je plis i bardhë dardan në grataçielat e Nju Jorkit.

Vitet me sakrifica t’i lexoj në thinja
Me rrënjë tek Kosova
Me dritë tek Pavarësia.
Plis të bardhë të ka Historia.

Gjithnjë të buron buzëqeshja
Si një Lumabardhë…
Me mendje, zemër, hapa…
Lartohesh Plis i Bardhë.
Të yllton në gjoks dekorata:
“Nderi i Kombit” Shqiptar.

Ramiz LUSHAJ

Tiranë, 19 janar 2016