Por nëse e lëmë 17 minuta e 30 sekonda, çaji nuk do të jetë më aq i mirë.

Ekipi i Shkollës së Shkencave të Jetës së Universitetit të Northumbria-s shpenzoi 180 orë duke testuar një panel me vullnetarë që konsumuan 285 filxhanë çaji në një laborator, për të dalë me ekuacionin e çajit të përkryer. Ata zbuluan që metoda më e mirë ishte të shtoje ujë shumë të nxehtë mbi zarfin e çajit në një filxhan porcelani dhe ta lije për dy minuta.

Pastaj hiqe zarfin dhe shto qumësht dhe lëre për gjashtë minuta deri sa të arrijë temperaturën optimale 60 gradë C. Lëre gjatë dhe ajo do bjerë në 45C dhe atëherë aromat do të shkatërrojnë “përvojën e shijimit të plotë shqisor”.

Studimi, që është sponsorizuar nga Cravendale Milk, gjeti gjithashtu që në Britani pihen 165 milionë filxhanë çaj në ditë dhe 60.2 miliardë në vit. Gjithashtu ai zbuloi që britaniku mesatar e përgatit filxhanin e parë të çajit në moshën shtatë vjeç e gjysmë.

Ian Brown, lektor në Universitetin e Northumbria-s tha që çaji është bërë kaq popullor për shkak të shijes së tij komplekse. Në testet e shijes, paneli raportoi “nuanca shijeje ” druri dhe bari në çajrat e zinj apo të zier shumë me disa nuanca limoni, trëndafili dhe mullage.

Megjithatë, shtimi i qumështit i ul ndjeshëm këto shije dhe i zëvendëson me shije karameleje toffee dhe vaniljeje. Po të rritet sasia e qumështit, intensifikohen dhe këto nuanca të ëmbla.

“Kur pi një filxhan çaj, qiellëza jonë kërkon një balancë mes së hidhurës dhe së ëmblës. Sasia e qumështit dhe koha e përgatitjes janë faktorët më të rëndësishëm të studiuar gjatë kërkimit tonë të shijes së përkryer. Ju ndoshta nuk prisni të gjeni shije karameleje në çajin e zi, por duke shtuar qumësht, shija e karameles dhe vaniljes intensifikohen ndërsa nuancat drunore dhe barishtore pakësohen. Kjo mund të shpjegojë pse 98 për qind e britanikëve e pijnë çajin me qumësht”, ka thënë Brown, dietolog dhe specialist i ushqimit.

Disa udhëzime për një filxhan të përkryer çaji për një person.

Hidh 200ml ujë të sapozier mbi zarfin e çajit në filxhan.

Lëre çajin të rrijë 2 minuta në ujë.

Hiqe zarfin e çajit.

Shto 10ml qumësht.

Prit 6 minuta para se ta pish që çaji të arrijë temperaturën optimale 60 gradë Celsius.