Masakra e Reçakut… – Nga Skënder MULLIQI

Masakra e Reçakut,Prekazit, Izbices, Mejes,Krushës, Lubeniqit…janë dhembja dhe krenaria jonë kombëtare.
Këto masakra, lufta jonë e shejtë çlirimtare, bashkë më ndihmën e botës demokratike, bën që sot
 të jemi shtet i pavaruar dhe sovran. Bën që të jetojmë të lirë pas një okupimi të gjatë…
Masakra e Reçakut,ishte një tragjedi që shokoi botën, zgjoi ndërgjegjen e mbarë opinionit
ndërkombëtar dhe vuri në veprim diplomacinë botërore, duke ndryshuar rrjedhën e historisë.
Ndaj, edhe në këtë 21 vjetor dhe si gjithmonë më parë, përjetë i jemi mirënjohës Ambasadorit William Walker,
 i cili i gjendur menjëherë në vendin e
krimit, e përcaktoi atë ngjarje me tri fjalë: Krim Kundër Njerëzimit!
Kjo masakër ndikoi  në ndërhyrjen e NATO-s të udhëhequr
nga SHBA-ja, dhe bota Perëndimore, për ti dhënë fund  projektit  shfarosës të Serbisë mbi shqiptarët
e Kosovës.
21 vite më parë bota u ndiqte më ankth  ngjarjet më tragjike, të një lufte lokale që ndodhën më rastin
 shpërbërjës së dhunshme të ish-Jugosllavisë, e cila përfundojë më luftën në Kosovë.
Një luftë lokale që solli mijëra viktima të pafajshme, të gjenocidit serbomadh, dhe i cili shtet
 në mënyrën më  apsurde  nuk u dënua për gjenocid!Sa e sa viktima të një luftë apsurde ranë së pari në Bosnje
, e për të përfunduar kjo luftë më masakra të tmershme edhe në Kosovë.U dëbuan nga Kosova më dhunë në një projekt
 shfarosës nga forcat militare dhe paramilitare
të  kryekriminelit, Sllobodan Millosheviq  një milon shqiptarë.
Sot, në këtë përvjetor u kujtua kjo masakër nga institucionet e dy shteteve shqiptare dhe nga bartësit e partive politike.
Dhe, nuk bënë që
mos të kujtohet kjo  tragjedi dhe gjitha ato masakra në mbarë Kosovën.Por, shtrohet pyetja:Ata që sot bënë homazhe
 në Reçak, a janë të denjë dhe a e merituan të jenë aty?!Këtu e kam  fjalën  për njerëzit tanë
 në krye të politikës .A e dërguan amanetin e gjithë këtyre të vrarëve  në vend ?
Nuk e dërguan sa duhet , së nuk punuan mirë që të realizohet
  kauza e të rënëve për liri.
 Nuk ranë gjithë ata njerëz që Kosova të bëhët vend i pa përspektivë për të jetuar !
 Ai që e mohoi masakrën e Reçakut dhe të gjitha masakrat të tjera në Kosovë, është çetniku në krye
të Serbisë, Aleksandar Vuqiq, të cilit po i bëjnë temane, udhëheqësit e dy shteteve shqiptare…Le ta vëjnë gishtin në
 tamthë , dhe lë tu kthjellën kokat…Nuk është dashur të zvillohen dhe as të vazhdohen
 bisedimet  më ata që na vranë , na dogjën e poqën , dhe nuk e bëjnë as një kërkim falje të vetme…
Njëri ndër më plehrat e Serbisë
 neofashiste sot është, Aleksandar Vuqiqi më të cilin, nuk bën të bisedohet për asgjë ,sidomos pas deklaratës së fundit

së Reçaku  ishte inskenim…!