Pa Myftarin, kemi humbur të gjithë shumë…
Nga Arian GALDINI – Tirane.
Sapo mora vesh një lajm thellësisht pikëllues.

Njëri nga shpirtrat më me ngjyra e thekshmëri nga ata të lëvizjes studentore të dhjetorit 90, miku dhe shpesh kritiku e kundërshtari, përballësi dhe mbështetësi i të gjithëve neve, Myftar Gjana sapo u largua prej nesh, drejt Krijuesit.

Ka patur një moment në jetën time, kur mbështetja e tij ndaj meje diku andej nga viti 1992 apo 1993, kur unë isha Kryetar i FRPD për Vlorën dhe Myftar Gjana ishte NënKryetari i FRPD për Shqipërinë, ka lënë gjurmë të pashlyeshme për mua.

Myftari ishte i domosdoshëm për të gjithë ne të atij brezi.

Pa Myftarin, kemi humbur të gjithë shumë….

Lamtumirë Myftar Gjana.