Është ndarë nga jeta këtë të mërkurë aktorja Mira Minga Jupi.

Jupi ka ndërruar jetë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Lajmin për ndarjen nga jeta të Jupit e kanë dhënë të afërmit e saj në mediat sociale.

Aktorja do të mbahet mend për rolin e Kotes në filmin “Përrallë nga e kaluara”.