Të tjera pamje janë publikuar nga tërmeti i 26 nëntorit që shkundi Durrësin dhe Tiranën mëngjesin e 26 nëntorit me magnitudë 6.4 ballë i shkallës rihter, duke iu marrë jetën 51 personave, ndërsa rreth 1000 mbetën të plagosur.

Video më poshtë është shkëputur nga kamerat e sigurisë të një fabrike fasonerie në qytetin bregdetar. Përveç lëkundjeve të forta të cilat tashmë i kanë përjetuar mijëra qytetarë të qarqeve Tiranë dhe Durrës, bie në sy kohëzgjatja e tërmetit.

Në këtë video lëkundjet kanë vijuar për më shumë se 30 sekonda, nga sa thanë sizmiologët fillimisht. Sipas asaj që tregohet në video, goditja nis në orën 03:54:17 sekonda dhe përfundon në 03:55:08 sekonda. E thënë ndryshe, tërmeti ka zgjatur plot 51 sekonda. E frikshme! Gjithmonë referuar videos së mëposhtme.

E frikshme/ Shihni çfarë i bën fabrikës në Durrës tërmeti i 26 nëntorit

E frikshme/ Shihni çfarë i bën fabrikës në Durrës tërmeti i 26 nëntorit

Posted by Gazeta Mapo on Wednesday, 4 December 2019