I pyetur, sot, rreth reagimit te tij mbi dёnimin, me 2 vjet heqje lirie, tё ish Ministrit tё Administratёs dhe Pushtetit Lokal tё Kosovёs, Ivan Teodosijeviҫ, pёr shkak tё mohimit prej tij, nё mars tё kёtij viti, tё Masakrёs sё Reҫakut, Presidenti serb Vuҫiҫ, deklaroi se ai i pёrmbahet tё njejtёs pikёpamje dhe e quajti atё njё krim tё fabrikuar. Jo vetёm kaq, por ai shkoi edhe mё tej, duke “zbuluar” edhe autorin e kёtij “krimi”, qё, sipas tij, ёshtё ambasadori amerikan, Uilliam Uokёr, ish-Shef i Misionit Verifikues tё OSBE-sё, duke e etiketuar atё me fjalёt mё tё vrazhda si: fallsifikator, mashtrues, rrugaҫ, etj.
Dihet botёrisht se “mёkati” i vetёm i ambasadorit Uokёr ёshtё se ai e pati cilёsuar Masakrёn e Reҫakut me emrin e vet tё vёrtetё – krim kundёr njerёzimit. Por ish-Ministri i Informacionit tё Sllobodan Millosheviҫit, A. Vuҫiҫi, i sapo kthyer nga takimi i radhёs me Presidentin rus, V. Putin, i cili gjithashtu e mohon zyrtarisht Masakrёn e Reҫakut, duket se nuk ka punё me tё vёrtetёn, me drejtёsinё, as me moralin.

Ёshtё vёshtirё tё imagjinohet se si mund tё jetё i besueshёm njё njeri i tillё, i cili, nga njёra anё, hedh baltё mbi njё popull tё tёrё, mbi sakrificat sublime dhe vuajtjet biblike tё shkaktuara nga shteti i tij dhe, nga ana tjetёr, shprehet i gatshёm pёr tё biseduar me pёrfaqёsuesit e kёtij populli martir pёr tё gjetur tё ashtuquajturin “kompromis historik”. Ёshtё e qartё se kompromis me mentalitetin millosheviҫian nuk ka e as nuk mund tё ketё. Shqiptarёt nuk i kanё asnjё borxh Vuҫiҫit, as Serbisё. E kundёrta ёshtё e vёrtetё. Shlyerja e kёtij borxhi duhet tё fillojё nga gёrma “A”. Qё do tё thotё: tё pranohet e vёrteta pёr krimet ҫnjerёzore serbe nё Kosovё dhe t’i kёrkohet falje zyrtarisht popullit shqiptar pёr kёto krime.

Please follow and like us: