Tërmeti i cili goditi Shqipërinë mëngjesin e 26 nëntorit, la pas 51 viktima, qindra të plagosur, por edhe mijëra të pastrehë.

Tërmeti i fuqishëm solli një situatë katastrofike në vendin tonë, mijëra banesa të shkatërruara, pallate dhe shtëpi të shembura totalisht, apo të tjera të pabanueshme. Kjo tragjedi nxori në pah edhe atë që përsërisin specialistët. Problemet me ndërtimin në vendin tonë.

Por, më poshtë po sjellim një shembull, i cili tregon se nëse ndërtimet bëhen me përgjegjshmëri dhe duke respektuar kriteret e ndërtimit, nuk të vjen asnjë pasojë nga tërmeti.

Në Gjirin e Lalzit, në “zemër” të tërmetit, ka disa ndërtesa, të cilat nuk kanë pësuar asnjë dëmtim, asnjë krisje dhe asnjë çarje.

Në të gjithë zonën, ndërtimet e bëra nga firma Lura, dy-tre resorte turistike, përfshirë edhe resortet e tjera të ndërtuara më andej nuk kanë pësuar dëme. Ndërkohë që çmimet e shitjes janë më të lira se në Tiranë apo në Durrës, pavarësisht asaj që thonë “sarajet e Gjirit të Lalzit”.

Flasim për apartamentet, por edhe për godinat që janë me 6 apo 8 familje.

Të gjitha janë pa asnjë shembje apo krijse, janë siç janë ndërtuar para 10 apo 5 vitesh.

E njëjta situatë me ndërtimet e bëra nga kjo firmë, pra nga firma “Lura”, e cila ka ndërtuar disa fshatra turistike, është edhe në Shëngjin, të gjitha pallatet e çertifikuara nuk kanë asnjë problematikë.

LEXO EDHE:  Tërmeti dridh sërish Shqipërinë/ Zbulohet epiqendra

E njëjta situatë është edhe në plazhin Iliria ku tre katër objekte rreth e rrotull, ndërtime të bëra nga Lura nuk kanë asnjë dëmtim

Këtë shkrim nuk po e sjellim si reklamë ndaj inxhinierit Dod Doçi, apo për të thënë se kjo është firma më e mirë në Shqipëri. Jo absolutisht, janë me dhjetëra të tilla në vendin tonë. Sepse përgjegjësia është individuale.

Por, po e sjellim për të thënë se kur ka njerëz të përgjegjshëm, ndërtues të përgjegjshëm, të cilët ndërtojnë duke zbatuar rregullat sipas një harte sizmike, sipas rregullave të ndërtimit, duke zbatuar kriteret teknike deri në detaj ndodh që në zemër të tërmetit, godinat nuk kanë pësuar asgjë, ç’ka ka sjellë që të mos ketë as pasoja në njerëz.

Sepse nuk të vret tërmeti, por të vrasin godinat që shemben nga tërmeti.

Ky është rasti për të thënë dhe shtuar edhe më tej atë që kanë thënë specialistët. Fakti është fakt. Në qoftë se ndërtohet me përgjegjshmëri dhe respektohen rregullat nuk ndodh asgjë.

Rasti i firmës “Lura”, e cila ka ndërtuar në Shëngjin dhe në Gjirin e Lalzit, disa pallate, me mijëra apartamente dhe vila, ja çfarë ndodh. Asnjë prej tyre nuk ka probleme, megjithëse është në “zemër” të tërmetit./CNA.al