Në agimin e dates 26 nendor 2019 në orë e mallkuar në orë 3.54 minuta tre prefektura ,Durrësi,Tirana, Lezha, që janë zemra e shqipërisë sonë, u goditën për vdekje nga një mallkim i vjetër i njerëzimt të përbotshëm.Një tërmet i shkallës 6.4 Rihter ,por që zgjati plot tridhjet sekonda, ka sjellur fatkeqësinë më të madhe njerëzore ,matrialedhe psikologjike në historinë nje shekullore të dokumentuar të ngjarjeve të kësaj natyre në vënd.Në mënyrë figurative , një infarkt kardiak i shkallës më të rrezikshme goditi brutalisht zemrën e shtetit tonë nga më të rinjtë në kontinent,pikërisht qëndrat më të mëdha administrativo – teritoriale te këtij shteti.
Fatkeqësisht , duke qënë një komb me një kujtes shumë të shkurtër mendore, jemi mësuar që ti harrojmë tërmetet e ndodhura në kohë të ndryshme në teritorin tonë, por që janë konstatuar dhe në historinë tonë të re, ku më tragjike ka qënë ai i 15 Prillit të vitit 1979 me 35 viktima, dhe sikur ishin ambientuar me idenë e pa prekshmërisë së natyrës sonë, që tërmetet kurrë nuk kishin për ta qëlluar gjeneratën tonë të sotme,, e cila vetëm para pak ditësh kujtoi 30 vjetorin e Murit të Berlinit, që shënoi dhe fillimin e realizimit të ëndrës shqiptare për liri dhe begati.
Qysh prej nisjes së pluralizmit partiak e startimit të ekonomisë së tregut, populli ynë ka përjetuar një zhvillim të pa njohur si asnjëherë më parë në atë fush ku ai kishte qënë nevojtari më i madh,në strehim.Me dhjetra mijëra shtëpi ,pallate dhe vila banimi janë ndërtuar në këto dekada në të gjitha hapsirat e qyteteve dhe fshatrave tona.Por pamje më e pa besueshme pushtoi shpejt metropolet e Shqipërisë,Tiranën, Durrësin,Shkodërn, Vlorën etj, që u “përmbytën” nga një pamje e madhe godinash , te cilat mbuluan qoftë qëndrat tyre, por sidoms periferit e tyre, duke i kthyer ato në një fjetore gjigande, që e dhjetfishuan popullsinë dhe i trasformuan ato në krijesa të përcdunuara.
Po të kemi prasysh përvojën më të mirë ndërkombetare të tyre , tërmetet me po të njëjtën intensitet goditjesh në rajon në realitet kanë rezultuar me pasoja shumë të pakta se ky yni,sepse janë zbatuar me rreptësi rregullat më të mira të mbrojtjes sizmike.Pikërisht në këtë aspekt natyra u hakmorr më shumë ndaj shqiptarëve më 26 nëntorë.Ajo e shkundi tokën dhe shoqërinë tonë nga ideja e mbarvajtjes së përditshme për ta ulur dhe gjunjëzuar në baltën e pendimit për atë që ndodhi.
Janë mbi 1200 banesa që për ekspertët do ndërtohen nga e para,duke e cuar dëm mundin dhe pasurinë e brezave të tërë njerëzor.Janë mbi dhtetmijë apartamente të pa banueshme, që edhe ato duhet ti nënshtrohen një rikonstruksioni që do riparoj cdo shembje të mundëshme. Janë shkatërrimet kolosale të rrënojave që kanë zaptuar mbarë perazhin e rrugëve dhe të rrugicave të dhjetra zonave tona.
Analiza për këtë tërmet duhet të mbahet mënd si një reflektim i gjithanshëm, që duhet të përfshij aspektet më të gjëra të funksionimit të aparatit shtetërorë.Ajo do të ngërthej për një kohë shumë të gjat pjesën tonë më të mire të shoqërisë ,që befas zbuloi se jeta jonë qënka kaq e brisht dhe e rrezikueshme sa duhet medituar seriozisht për gjithcka që ne gezojmë në këtë bot. Ne punojmë , shijojmë, perfitojmë në kushtet e një moderniteti bashkohorë, por që ende po aplikon standarte primitive në disa drejtime jetësore të rëndësishme,sic janë edhe ato për respektimin e rregullave të zhvillimit urban .Moderniteti ka arritur tek ne pa u shoqëruar me veshjen e shtetit ligjorë, që vendos saksione të pa kundërshtueshme penale për subjektet e tij.Ishte ky aspekt i qytetrimit perëndimor që u la mënjënë ose u nëpërkëmb me vetdidije për tiu dorzuar lakmisë së pasurimit të parakohshëm të fajtorëve, që sollen këto rrjedhoja kaq të rënda për shpirtrat dhe krijesa njerëzore.Prandaj ishte i pa shmangshëm një ndëshkim i këtyre përmasave për ato hapa të nxituat që ndërmorën në këta dhjetvjecarë për të përqafuar mirëqinen e pa e meritua duke e udhëhequr nga lakmia.
Në këtë periudhë të mëvonshme që do të pasoj” stuhine”,është me siguri e pa diskutueshme që do të shpërthejnë pyetje të tilla : Cilët ishin fajtorët e drejtpërdrejt ,që kontribuan me ndihmën e tyre në rëndimin katastrofal të pasojave rënimtare të këtij tërmeti? Pa dyshim , që fajtorët e parë të tij mbi të cilët bie ndëshkimi i opinionit publik janë dretëpërdrejt politikanet tanë lakmitarë që e përqafuan politikën në fillim duke e dëshiruar si profesion biznesi dhe i hapën rrugë një shthurje te tillë ; organet e pushtetit lokal bashkë me pronarët,kolaudatorët dhe arkitetktët që mbyllën sytë përball aferave korruptive së bashku me një cikël kriminal.Janë këto hallka dhe autorët konkret të industrisë së ndërimit në vëndin tone që mbajnë mbi kurriz peshën e rëndë të malit të mëkateve për këtë gjëmë të rëndë.Gjat një epoke të stërzgjatur këto mekanizma njerëzish pa mish e pa gjak nuk patën ndjeshmërinë më të vogël për vlerën supreme të njeriut: jëtën .Banorët që na dhanë lamtumirën , të lënduarit dhe ata që po trasferohen për strehim mund të ishin më të shpëtuar, më pak të prekur e pa nevoj për streh, në qoftë se do ishte e pranishme fryma rigoroze e legjislacionit të adaptuar perëndimorë.
Ky mort i dimensioneve kombëtare ka shpërthyer një një” qelb” shumë të madh. Televizionet kombëtare së bashku me gazetat më të njohura shqiptare kanë denoncuar vetën në 5 ditët që vijuan me dhjetëra skandale ne fushën e ndërtimeve. Dje u njoftua se prokuroria e Durrësit ka nisur një hetim për to.Nuk e di në se është shou i radhës apo ka ndryshuar vërtet dicka në udhën e shpresës sonë?
Është e dhimbëshme të shikosh si Shqipëria po lëngon nga veprimet e pa përgjegjshme të disave të quajtut”Mafia e Ndërtimit” dhe ende nuk kemi kurajo të vëmë gishtin tregues mbi ta.Lipset që nga këto momente të hyjë në fuqi një ligj i jashtëzakonshëm për të kryer operacionin më shpërimtarë të heqjes së një gangrene,që si një shushunjë i ka pirë gjakun hallit më jetik të ekziatencës ,strehimit.
Në këtë sipërmarrje të pastrimit të ndërgjiegjies sone të drobitur mbështes shpresën se do fitoj drejtësia dhe arsyeja e progresit.