Nga ELONA ZHANA

Ai ka lindur djalë Princi dhe ishte i destinuar të jetojë një jetë pallati me të gjitha privilegjet që shkojnë më statutin, por kjo trashëgimi e bëri pikësëpari të njihte jetën në emigrim.
Ende foshnjë humbi të ëmën, biologjike siç thekson ai, dhe pak vite më pas edhe të jahtin. Udhëtoi shumë, zbuloi kultura të ndryshme që i pervetesoi mjeshtërisht për të formuar personalitetin e tij. U dashuria pasinoalisht me profesionin e inxhinierit kimist dhe u bë ekspert për ngjyruesit dhe pigmentet në nja nga kompanitë referencë në Paris. Sikur kjo të mos mjaftonte ai ju dha kokë e këmbë një ideali, atij të çështjes shqiptare duke u bërë kështu dhe kjo kam përshtypjen në mënyrë jo të qëllimtë, lobisti më i madh i çështjes shqiptare në Evropë. Është galant dhe beson në vlera si besnikëria dhe nderi ; është diplomat i hollë por nuk bën kompromis me bindjet e tij ; është edhe monarkist edhe republikan edhe perëndimor edhe oriental.
Ka mbi supe eksperiencën dhe zgjuarsinë e gati një shekulli, e njëherazi energjinë e vullnetin e të një sapodiplomuari. Ai ka edhe miq, shumë miq që përveç të gjitha veçorive të mësipërme vlerësojnë tek ai edhe « aftësinë që ka për ti kaluar peripecitë e këtij shekulli pa e humbur humorin » për të cituar njërin prej tyre, Patrice Najbor të cilin me sa duket e ka infektuar me kuriozitetin, ndoshta dashurinë ndaj vendit të shqiponjave, dhe kjo prej më shumë se dy dekadash.
Skënder Zogu, një personazh aspak i zakonshëm.

Si nisën udhëtimi i Skënder Zogut ?

Konkretisht udhëtimi i jetës se Skënderit fillon me zhvendosjen e familjes në Turqi pas pushtimit italian. Bota e klanit të Zogajve është kokëposhtë por ky nuk është ende problemi i Bubit, kështu e thërrisnin familjarët. Ai është fëmijë, ka vëllezër e motra, një nënë të re dhe një baba që njerëzit aty në Stamboll ku ka mbaruar Universitetin e Drejtësisë e vlerësojnë shumë. Bubi nisën shkollën filloren në një kolegj austriak ku mësohet në gjermanisht dhe gjatë ditës jeton shqip. I ati Princ Xhelal bej Zogu ka shumë miq shqiptarë dhe turq. Ai bashkë me të vëllain Mbretin Zog, që është larguar ndërkohë për në Egjipt, punojnë pareshtur për çështjen shqiptare, por politika është ende shumë abstrakte për Bubin.
Kolegji austriak mbyllet dhe atij i duhet të regjistrohet në një shkollë të mesme turke. Ka ardhur kohë për të të bëhet një patriot. Në shkollën e tij bie në kontakt me një rrymë qemaliste dhe pa venë mënjanë krenarinë që i sjell fakti që themeluesi i shtetit modern turk ka qenë me origjinë shqiptare, Skënder bëhet një qemalist. E ëma duke parë interesin e tij vendosën ti flasë për arritjet e zogizmit në një kohë të shkurtër qeverisje : e drejta e votës për gratë, shteti laik, arsimimi për të gjithë, bursa te studimit për profesionet mjekësore, administrative, ushtarake dhe sociale, fillimet e reformës agrare etj…Ai ka vetëm trembëdhjetë vjet, por diskutimi me të ëmën programon tek ai një zogist të ardhshëm.
Fatkeqësisht i ati sëmuret rëndë dhe ndahet nga jeta. Bubit dhe familjes pas pak kohësh i duhet të lërë Turqinë për të ju bashkangjitur xhaxhait, Mbretit Zog, në Egjipt. Të largohet nga Turqia që është bërë atdheu i dytë për të nuk është fare e lehtë por ai merr me vete çfarë i duhet për të krijuar më vonë miqësi, e më shumë, me këtë vend.

Egjipti

Egjipti është deti blu, rëra e hollë e bardhë dhe temperaturat verore. Po është edhe starti i jetës mondane me familjet mbretërore Evropiane.
Me këtë periudhën përkon edhe zbulimi i frankofonisë për të . Po në Egjipt Skenderi do të bjerë në kontakt dhe do të sensibilizohet edhe me çështjen çame.

Sporti, dhe konkretisht basketbolli ku ai rezulton të jëtë mjaft i mirë, i mëson gjëra të reja mbi moshatarët e tij dhe mbi veten.

Pastaj fillojnë edhe vajzat…

Bubi e ka ndërmend të bëhet djalosh !
Gjatë kësaj kohë ka filluar revolucioni egjiptian dhe ditën e monarkisë janë të numëruara. Egjipti shpallet Republikë dhe me ardhjen në fuqi të kolonelit Naser fillojnë problemet. Koloneli Naser bën miqësi me Titon, njeh menjëherë Republikën Popullore të Shqipërisë dhe vendos mbylljen e legatës mbretërore shqiptare.
Njëkohësisht u heq edhe statusin diplomatik që gëzonin.
Skënderit i kujtohet edhe moment delikat i jetës atje: Policë e ushtarë egjiptianë kishin rrethuar pallatin e mbretit Zog. Ata kishin marrë informata për mbajtje armësh e madje narkotikë. Kapiteni që drejtonte operacionin ishte një mik dhe komshi i Skënderit ndaj me ta parë i afrohet i lutet që ti thotë madhërisë së tij mbretit Zog që ta lejojë të futet brenda sa për të firmosur proces-verbalin. Skënderi me të hyrë në pallat haset në mbretin Leka që i armatosur gjer në dhëmbë i jep një armë dhe i tregon pozicionin që ka par të mbrojtur. Skënderi insiston të flasë më mbretëreshën Geraldinë dhë i kërkon mbretit Zog të lejojë kapitenin të hyjë. Por ky është kategorik, shtëpia e tij është territor shqiptar dhe askush i armatosur nuk mund të fusë këmbët aty. Mbreti Zog, largpamës kishte ftuar po atë ditë zëvendësguvernatorin e Aleksandrisë dhe konsullin e përgjithshëm të Britanisë së Madhe të cilët banonin dy hapa më tej dhe i « mbante » me diskutimin e çështjeve që i preokuponin. Rrethimi zgjati tetë orë. Shtypi i të së nesërmes ishte me tituj si : « Shqiptarët i bëjnë ballë rrethimit të policisë. Sjellje si në filmat western. E kotë të thuhet që pas kësaj ndodhie, gjërat morën të tatëpjetën.
Ndërkohë Skenderi ka mbaruar shkollën e mesme dhe ka dëshirë të studiojë në Angli.
Egjipt i refuzon vizën.Ai është në gjendje pritjeje.
Dhe në pritje jeta vazhdon. Ai merret me familjen : disa martesa e shumë darka mondane. Në njërën prej tyre, një koncert i Edith Piafit, ai i kërkon njërit prej organizatorëve që e kishte shok t’i dërgojë Piafit pas koncertit ne lozhë një tufe me lule me shënimin : « Nga princeshat shqiptare, për princeshën e këngës frënge ». Piaf me ta marrë shënimin kishte vajtur ne lozhën ku ishte Skënderi me hallat dhe mbretëreshën. Po kështu do të ndodhë edhe me këngëtaren Dalida.
Skenderi po bëhet i mirë në marrëdhëniet me publikun.
Më në fund Egjipti i jep vizën dhe ai niset për Francë bashkë me Mbretin Zog, i sëmurë tashmë, dhe familjen e tij. Ata do të sistemohen në Marseille ndërsa Skender do të nisej për në Angli pasi ishte regjistruar në Huddersfiel College of Technology.
Tashmë është zyrtare ai Bubi është bërë Mister Iskender Zogu.
Përveç studimeve në fushën e inxhinierisë që do të jetë pasioni i tij i përjetshëm, Skënder do të ketë edhe një seri impenjimesh shumë interesante.
Së pari sporti. Një klub basketbolli me studentë të huaj. Do të bjerë kështu në sy të autoriteteve lokale të cilat do të angazhojnë në krijimin e një kampionati basketbolli në Huddersfield.
Më pas zëvendës president dhe president i Bashkimit të Studenteve. Asokohe gazetat Daily Mail, Daily Express dhe Daily Mirroir do të shkruanin mbi Skënderin dhe historinë e tij. Madje në fund të mandatit të presidencës ai emërohet president i përjetshëm i Bashkimit të Studentëve te Universitetit.
Gjatë pushimeve verore Skënderi kthehet në Francë pranë xhaxhait, Mbretit Zog dhe familjes së tij dhe bën atë që ai di të bëjë më së miri marrëdhëniet me publikun dhe shtypin. Por ende asgjë nuk është e strukturuar, ndërmarrjet e tij janë më shumë kombinim i rastësisë me hovin rinor.
Ndërsa studimet në politeknikun e Huddersfield vazhdojnë më rezultate të shkëlqyera , investimi i Skënderit thellohet në konferenca ku flet rreth Shqipërinë ; në intervista e artikuj gazetash ; në organizime karitative për mbledhje fondesh për refugjatët. Madje në kuadrin e këtij angazhimi Skënderit i kujtohet të këtë bërë edhe një të « pabërë » Gjatë një ndeshje të Huddersfield me Manchester City ai bashke me miqtë e tij « rrëmbyen » Denis Low, një lojtar skocez. E mbanin në një hotel dhe i bënë të ditur klubit se do ta dërgonin në stadium nëse në pushim do të vendosej njoftimi : « Jepni kontributin tuaj për bamirësi » Në atë rast mblodhën 65 sterlina. Një marrëzi për qëllime fisnike.
Paris
Me diplomën në xhep dhe mijëra kujtime ka ardhur koha për Skënderin të hyjë në jetën profesionale. Do të fillojë më një post punonjësi të thjeshtë në Color Francë për tu bërë më pas kuadro i kësaj kompanie dhe për të vizituar gjithë botën përgjatë zhvendosjeve të tij profesionale. Po aty ai do të njohë edhe të shoqen Jackline . Paralelisht Skënderi do të angazhohet edhe me çështjen shqiptare dhe do falë eksperiencave të tij jetësore do të sjellë një këndvështrim krejt të ri atë të lobizmit modern. Me mjete vetjake dhe gati pa mbështetje strukturore Skënderi do ti sjellë Shqipërisë një seri miqsh pa kushte.
Çfarë është atdheu ?
Pinjolli i Zogëve do të thoshte Shqipëria e madhe, e plotë pa kushte por brenda çdo lloj forme politikisht korrekte.
Ndërsa Skënderi që e ka bërë shtëpi Chantilly në Francë do të shtonte që atdheu është tërësia e atyre elementeve që të bëjnë të ndjehesh i lirë dhe të shfrytëzosh potencialet e tua gjer në fund.