Presidenti Meta se bashku me këngëtaren me fame botërore Bebe Rexha, e cila udhëtoi nga SHBA, drejt Shqipërisë për t’u solidarizuar me familjet e prekura nga tërmeti i fuqishëm, po vizitojnë fshatin Bizën në Ishëm.

Po ashtu mësohet se ata do të vizitojnë nga afër edhe familjet e prekura nga fenomeni. Pavarësisht momenteve të paniku që kaluan dhe po kalojnë këta banorë, fëmijët e tyre ishin organizuar për të mikpritur këngëtaren me origjinë shqiptare, ndërsa e surprizuan atë me një këngë. Bebe Rexha ka dëgjuar më shumë kenaqësi këngën e vogëlushëve ‘Ja na erdhi Viti i Ri’, ndërsa iu ka shpërndarë më pas atyre lëpirëse dhe çokollata.

Bebe Rexha u nis në këtë iniciativë solidariteti së bashku me babanë e saj, ndërsa ajo shoqërohej dhe nga vajza e vogël e Metës, Era, më të cilën ka një lidhje të veçantë.