Çmimin special i LKSHM,i cili këtë vit u nda për te pestën herë me radhë.
Kësaj here fituese ishte poezia ime Rrapi i Temalit, kushtuar Poetit dhe studiuesit te njohur Martin Camaj!
Pena e Artë, është punim artizanal, nga vet mjeshtri dhe donatori Sokol Ahmetaj;Parisieni i Kabashit të Prizrenit!

RRAPI I TEMALIT

Pluhuri mbi kreshta
themel s’bën kurrë

Erërat kohore
e hedhin në rrëpirë

Lisat i rrah era
kur prekin majave

Kandil i pashuar
moteve me furtunë

Ushtar i kohës së pritur
nder vitet plotë brengë

Në rrugëtimin e dritës
pishtar për brezin tim

Gurvarrin e bartë në trastë
nënkresë me shënjë etnie

Tiran(a)ia mallkon poetët
me shpirt kërkim LIRIE

 

Please follow and like us: