Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike në bashkë organizim me “ Lidhjen e Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë”, mbajti Aktivitetin “Nëntori Poetik 2019”, në Koblenz të Gjermanisë.
Në këtë aktivitet morën pjesë shumë krijues shqiptar te cilët jetojnë dhe veprojnë ne mërgatë.
“Nëntori Poetik 2019”, cilësohet si dëshmi vlerash arti e kulture në mërgatë.

Ne këtë aktivitet u mbajt edhe kuvendi i punës të “ Lidhjës së Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë”, ku kryetar u zgjodh Musa Jupolli.
Qyteti Bad Neuenahr në Gjermani, ishte një pikëtakim krijuesish shqiptarë nga shtetet të ndryshme të Evropës, me prejardhje nga gjitha trojet etnike, ku jo vetëm që u bë përzgjedhje e kryesisë së re me kryetar Musa Jupolli, por u ndanë edhe mirënjohje dhe çmimet e jurisë për poezinë më të mirë.
Pendën e artë, “Martin Camaj” e fitoi poeti nga Gjermania, Fran Tanushi.
Vëmendje të posaçme tërhoqi përkthyesi Abidin Krasniqi, një ri që ka lind në Francë e që ka përkthyer “Lahutën e Malësisë” në gjuhen frënge.
Kryesia e LKSHM-së bëri këtë përzgjedhje: Musa Jupolli- kryetr (Francë), Gani Bytyçi-nënkryetar (Zvicër), Anton Marku- nënkryetar (Austri), Fran Tanushi- nënkryetar (Gjermani), Mentor Thaçi- sekretar (Gjermani), Neki Lulaj- anëtar kryesie (Gjermani), Sylë Bajrami- anëtar kryesie (Gjermani).