Nga Beqir SINA – New York

Statuja e Nëna Terezes, u inagurua sot nga Aleanca Shqiptare e New Jersey në qytetin Garfield –

CLEVENLAND OHIO :Prej ditës së sotme shqipëtarët e Amerikës, do të kenë edhe në Nju Xhersi, SHBA, Parkun recreativ “20th Century Park”, në Garfield, New Jersey, të sajnë Statujën e Nëna Terezes, e cila u inagurua sot nga Aleanca Shqiptare e New Jersey me pjesëmarrjen e dhjetra bashkatdhetarëve, autoritet të lart të bashkisë së qytetit, diplomat të dy vendeve tona, Kosovës dhe Shqipëris , lider fetar, vepprimtar të komunitetit , nxenes e student si dhe qytetar amerikan.

Ambasadori e Kosoves ne Washington Vlora Citaku, e cila ishte pjese e kesaj ceremonie inagurime ne Garfield New Jersey se bashku me Ambasadoren Teuta Sahatqija, dhe Kryebashkiakun e Garfield Z.Richard Rigoglioso, përfaqësues të klerit fetar dhe udhëheqesit e shoqatave shqipatro-amerikane në New Jersey, tha se u bë përurimi i parkut dhe shtatores së Nënë Terezës në Garfield.

“Statuja e Nënë Terezës është nderim për ne, ndërkohë që ne nderojmë Nënë Terezën nëse udhëhiqemi nga shembëlltyra e sajë. Dhembshuria, solidariteti dhe përkujdesja që iu ofrua të goditurve nga tërmeti në Shqipëri, është monumenti me të cilin nderojmë Shenjëtoren tonë.” shkruan Citaku ne llogarine e saj ne Facebook.

Kryetari i Qendres Kulturore ne New Jersey, Burim Zhuta tha se “Nënë Tereza është figurë e mirënjohur ndërkombëtare dhe ne si popull jemi krenarë që i përket kombësisë tonë. I pranishëm në Ceremonin gjithashtu ishte edhe Kryetari i Qendrës Kulturore Shqiptaro Amerikane z.Burim Zhuta , i cili na përfaqëson denjësisht në cdo ngjarje të rëndësishme për Komunitetin tonë.”

Nderkohe, Ambasadorja Teuta Sahatqija, shkroi ne statusin e saj se : “Komuniteti shqiptar ne Garfield New Jersey e shenderuan parkun e qytetit ne Parkun e Nenes Tereze.

Ndenese temperaturat shume te ftohta, shume shqiptar e amerikan i bashkoi sot Nena Tereze.Ambasadorja e Kosoves ne Washington DC Vlora Citaku dhe ZvAmb i Shqiperise Armand Shandro pershendeten qytetaret.

Harmonia fetare si vlere e jona e fuqishme edhe kesaj rradhe shkelqeu ne driten e saj me te bukur.”

Please follow and like us: